Skenar i Edi Ramës, për të futur veprat penale të Ilir Beqjes te Amnistia e fundvitit

Spread the love

Por me sebepin e “oktapodit” Ilir Beqja, që me pazaret e PPP-ve ka “kapur për fyti” Bablokun dhe ka hedhur “çekun e bardhë” te prokurorët e SPAK, nga kjo shtesë te Projekt- Ligji i amnistisë penale të fund vitit, përfitojnë dhe Sali Berisha, Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Lefter Alla, Rakip Suli, Jorgo Goro…

Pasi e shpëtoi Ilir Beqjen nga burgu, duke bllokuar për 3 vite hetimin e dosjes së koncesionit të pajisjeve kirurgjikale te Prokuroria e Tiranës dhe për 4 vite te SPAK, kryeministri Edi Rama e lëshoi mikun e tij ministër të PPP-ve në shëndetësi, duke lejuar SPAK-un ta marrë provizorisht të pandehur.

Por nëse 3 nenet e Kodit të Procedurës Penale, me të cilët është marrë i pandehur Ilir Beqja, detyrojnë  arrestimin e tij, prokurorët e SPAK vendosën masën “Detyrim paraqitje dhe bllokim pasaporte”, që është dukshëm favorizim klientelist në shkelje të ligjit.

Ish-ministri Ilir Beqja, është marrë i pandehur sipas neneve 25, 248 e 258 të Kodit të Procedurës Penale, me akuzën “Shpërdorim detyre në bashkëpunim dhe favorizim në tenderë”, faktuar me prova të shumta në dosjen e pajisjeve kirurgjikale.

Por Ilir Beqja nuk e arrestua, siç SPAK ka arrestuar me të njëjtën akuzë zv/ministrin Klodian Rrjepaj, sekretaren e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro, krye bashkiakët Fatos Tushe të Lushnjes, Vangjush Dako të Durrësit, Lefter Alla të Bulqizës dhe Safet Gjicin e Kukësit.

Nëse me provat që janë në dosje, krye hajduti i PPP-ve, IIir Beqja, nuk mund dalë i pastër e pa pranga; Babloku ka menduar të sajojë e zbatojë një skemë tjetër ligjore, për ta shpëtuar përfundimisht nga procedimi penal mikun dhe bashkë-hajdutin e tij, para natës së Vitit të Ri.

Burime konfidenciale të “Pamfleti”-t, kanë bërë me dije, se kryeministri Edi Rama ka urdhëruar deputetët e tij në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, që në Projekt-Ligjin për amnisti penale të paraqitur nga Ministria e Drejtësisë, të shtohen në listën e faljeve dhe veprat penale për të cilat është marrë i pandehur Ilir Beqja.

Pra, deputetët e PS në komisionin e ligjeve, janë urdhëruar të propozojnë e miratojnë, që në Projekt-Ligjin e Amnistisë së fund vitit 2023, të shtohen dhe nenet 25, 248 e 258 të Kodit të Procedurës Penale “Shpërdorim detyre”, vetëm për personat që janë ende në proces hetimi pa kaluar në proces gjykimi, duke u pushuar çështjet penale.

Me këtë propozim, ish-ministri Ilir Beqja është një nga ish-ministrat hajdut “VIP”, që do t’i ndërpritet procesi hetimor për aferën e pajisjeve kirurgjikale, sepse do t’i pushohet çështja duke e shpëtuar nga burgu.

Madje për “pastërti të figurës penale”, Babloku mund ta rikthejë  Ilir Beqjen në postin Drejtor të Donacioneve në Kryeministri dhe drejtues të grupit negociator për integrimin në BE.

Me sebepin e “oktapodit” Ilir Beqja, që me PPP-t ka “kapur për fyti” Bablokun dhe ka hedhur “çekun e bardhë” te prokurorët e SPAK, nga kjo shtesë te ligji i Amnistisë Penale të fundvitit, përfitojnë dhe Olta Xhaçka, Sali Berisha, Ilir Meta, Vangjush Dako, Monika Kryemadhi, Lefter Alla, Rakip Suli e Jorgo Goro, që janë ende në proces hetimi dhe pa u gjykuar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *