Kapter Alfred Peza i raporton “Gjeneralit” Gjergj Luci, për stafin, programet dhe projektet e RTSH

Spread the love

Peshku Luc, i kërkoi Alfred Pezës dhe ky ia premtoi, hapjen në RTSH të një emisioni “Podcast- Dëgjo Gjergj Lucën”, me program edukimin e të rinjve larg veseve, këshilla për artistët, profesorët, politikanët, qeveritarët, biznesmenët e ndërkombëtarët dhe me ide e projekte për zhvillimin ekonomik e integrimin në BE…

Pas reagimeve të shoqatave ndërkombëtare të mediave, për emërimin drejtor të Alfred Pezës nga PS; pas shkarkimit të profesionistëve e emërimit të mikeshave të tij shefe departamentesh; dhe pas denoncimit për afera korrupsioni, kapter Alfred Peza ka nisur të pastrojë “njollat”  nëpërmjet trafikantit Gjergj Luca.

Ditën e martë, Gjergj Luca ka publikuar një video nga mjediset e RTSH, bashkë me drejtorin Alfred Peza dhe Kryetarin e Këshillit Drejtues, Leka Bungo, ku shfaqet sikur është pronari dhe drejtuesi i televizionit publik shqiptar.

Nuk dihet, nëse peshkatar Luci shkoi te RTSH, për inspektim si mëkëmbës i Bablokut, apo si i dërguar i Komisionit Parlamentar të Medias, por ai ka vepruar si i tillë, duke kontrolluar aktivitetin e televizionit publik.

Drejtori i RTSH, kapter Alfred Peza, kokë ulur iu përgjigj me detaje pyetjeje që i bëri trafikanti Gjergj Luca, duke i raportuar për situatën, ndryshimet, programet, stafin, investimet e reja që po bëhen dhe projektet gjatë 5 muajve të tij si drejtor.

Pasi e dëgjoi, peshkatar “gjenerali” i drogës Gjergj Luci, vlerësoi arritjet e drejtor-kapter Alfred Pezës; dhe i dha shumë këshilla e ide për cilësinë e programeve, përzgjedhjen e stafit drejtues e gazetarëve të RTSH dhe i la detyrë për ngjitjen e RTSH në krye të mediave shqiptare e botërore.

Ja çfarë tha peshku Luc, pasi dëgjoi raportimin e kapter Alfred Pezës: – “Radio Televizioni Publik Shqiptar, që deri dje lëngonte nga mediokriteti dhe nepotizmi politik, sot po shkundet e po zgjohet nga një titullar i ri si Alfred Peza. Suksese!”.

Në fund të inspektimit, peshku Luc i kërkoi Alfred Pezës dhe ky ia premtoi, hapjen në RTSH të një emisioni “Podcast- Dëgjo Gjergj Lucën”, me program edukimin e të rinjve larg veseve, këshilla për artistët, profesorët, politikanët, qeveritarët, biznesmenët e ndërkombëtarët dhe me ide e projekte për zhvillimin ekonomik e integrimin në BE.

Ndoshta do të përforcojë emisionin “Podcast” të Bablokut, por ky rast, tregon se deri në çfarë derexheje e ka çuar kapter Alfred Peza RTSH-në, sa i kërkon llogari dhe i jep këshilla e ide, një rondokop e monstër i botës së krimit si Gjergj Luci.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *