Homazhet për Zef Dedën, Edmond Halili: Shkova ta takoj ditën kur dha shpirt, m’i ka këputur këmbët

Spread the love

Aktori i njohur i humorit shqiptar, Edmond Halili ka folur sot për mediat pasi bëri homazhe te kolegu i tij, aktori i shquar Zef Deda.

“Humbje shumë e madhe. Ka vdekur humori shqiptar, për mua. Zef Deda ka qenë një mrekulli e humorit shqiptar.

Është një humbje e madhe për qytetin e Shkodrës, nuk diskutohet, por për mbarë Shqipërinë se Zef Dedë nuk bën nëna më. Ishalla pas 50 vitesh po del ndonjë tjetër.” tha ai.

Halili rrëfeu se si ditën kur Zef Deda ndërroi jetë, ai ishte nisur për ta takuar.

“M’i ka këputur këmbët. Takova sot gruan e Zefit, më tha: Mondi, të ka pasur në gojë, si nuk po vjen Mondi me më taku. Atë fjalë ma mirë të mos ma kishte thënë, se m’i ka këputur këmbët”, tha Halili.

Mes pikëllimit Sejfulla Myftari, i njohur si Cekja i Beratit, tregoi njohjen e tij të hershme me aktorin Zef Deda, i cili u nda sot nga jeta në moshën 73-vjeçare.

Cekja tha se në takimin e fundit kishte kujtuar shfaqjet e tyre që kishin luajtur bashkë.

“Me Zefin kam punuar. E kam pasur shok dhe mik. Është humbje e madhe për artin. Nuk kam fjalë, s’di ça të them më. Që nga vitit ‘73 që punoja me Zefin. Kujtuam ato që kemi luajtur bashkë. Kemi pasur hyrje-dalje. Aktor i mrekullueshëm, njeri i shkëlqyer.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *