Si e mbylli Shoqe Moza dosjen 2 milionë euro të Byzylykëve të Yllit të saj

Spread the love

Meqë hajduti Ylli i “Shoqes Moza”, po akuzon SPAK-un për mos kryerje detyre me dosjet e korrupsionit të qeveritarëve, Altin Dumani duhet të reagojë, duke e marrë në administrim hetimor dosjen e vjedhjes 2 milionë Euro, që Manjani ka bërë me tenderin e byzylykëve elektronikë…

Një nga ish-ministrat hajdutë e bashkëpunëtor i kriminelëve, që del nëpër ekrane dhe bën moral për drejtësinë e re, duke sulmuar SPAK-un dhe mallkuar SHBA-në pse e krijoi; është Ylli Manjani, i njohur tashmë si burri  zyrtar i “Shoqe Moza” në Facebook.

Pra, po i bën moral drejtësisë së re, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i LSI; i cili, përveç lidhjeve me “Eskobarin” Klement Balili e krimet që ka bërë me të, është proceduar si hajdut i 2 milionë Euro të byzylykëve elektronikë të Shërbimit  të Provës.

Më 20 shkurt 2019, Ylli Manjani u thirr në Prokurorinë e Tiranës, ku iu njoftua procedimi penal për vjedhje fondesh publike në vlera të mëdha, nëpërmjet  bashkëpunimit e falsifikimit të dokumenteve të tenderit, dhe mashtrim sikur u zbatua kontrata për byzylykët elektronikë.

Kallëzimin e bëri ish-ministri i Drejtësisë, Gazmend Bardhi më 7 gusht 2017, i cili konstatoi vjedhjen 2 milionë Euro, që kishte inskenuar dhe realizuar ish-ministri Ylli Manjani; dosje që e fshehu hajduti tjetër i LSI, Petrit Vasili, në muajin shkurt 2017 kur zëvendësoi Ylli Manjanin.

Pas 1 viti e gjysmë nga kallëzimi i Gazmend Bardhit; më 6 shkurt 2019 u arrestua Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë, Juliana Hoxha, kushërira e Ilir Metës; e cila u la me masën penale “Arrest shtëpie”.

Pas deklarimit të saj, se kishte zbatuar urdhrat me shkrim e me gojë të ministrit; më 20 shkurt 2019, u mor i pandehur Ylli Manjani, por në muajin qershor 2020, çështja penale për të u pushua, kur gjykata vërtetoi vjedhjen me urdhër të Ylli Manjanit dhe kërkoi ri-hetimin e dosjes.

Por prej afro 4 vitesh, dosja penale e vjedhjes 2 milionë Euro, që bëri ish-ministri Ylli Manjani vetëm me tenderin e byzylykëve elektronikë të Shërbimit  të Provës, është lënë stok në Prokurorinë e Tiranës, ende pa kaluar për ri-hetim.

Ndoshta, kundrejt pazareve që ka ofruar Ylli Manjani dhe miqësia ndikuese që ka gruaja e tij Etleva Çiço, njohur me  profilin “Shoqe Moza” në FB; Prokuroria po e lë stok deri sa të kalojë afati 10-vjeçar i parashkrimit në muajin gusht 2027 e të shuhet përfundimisht.

Meqë hajduti Ylli i “Shoqes Moza”, po akuzon SPAK-un për mos kryerje detyre me dosjet e korrupsionit të qeveritarëve, Altin Dumani duhet të reagojë, duke e marrë në administrim hetimor dosjen e vjedhjes 2 milionë Euro, që Manjani ka bërë me tenderin e byzylykëve elektronikë.

Sipas kompetencave e kuadrit të veprimit ligjor që ka, SPAK heton rastet e korrupsionit të zyrtarëve, ku përfshihet dhe rasti i vjedhjes që bëri Ylli Manjani kur ishte ministër Drejtësie; madje, SPAK ka kompetencë të hetojë dhe zyrtarët e lidhur me individë e grupe kriminale.

Ylli Manjani, është ish-zv/ministri i Transporteve dhe ish-ministri i Drejtësisë me rekorde kriminale, që ka bërë biznes me shantazh videosh, kontrabandë mallrash akcize, sendesh me vlerë e trafikim  makinash me “Eksobarin” Klement Balili.

Sipas raporteve të agjencive Anti-mafie partnere e agjencive shqiptare, rezulton se Ylli Manjani është ish-ministër Drejtësie që ka fshehur dhe mbrojtur trafikantë e vrasës, duke dekonspiruar e shitur aksionet e Policisë Shqiptare, DEA-s, FBI-së, INTERPOL-it  e EUROPOL-it.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *