“Gërdeci” i Lushnjës/ Ku i gjeti deputeti i PS, Bujar Çela, 250 milionë lekë për ndërtimin e kapanonit?

Spread the love

Në ILDKPI, deputeti Bujar Çela dhe gruaja e tij drejtoreshë në Bashkinë e Lushnjës, kanë deklaruar të ardhura minimale, ndërsa sipërfaqja 1900 m2 e zaptuar prej tij për ndërtim kapanoni, është pronë shtetërore e kufizuar si zonë e ndaluar me rrezikshmëri nga linja e tensionit të lartë…

“Gërdeci” i Lushnjës, që shpërtheu te biznesi i deputetit PS, Bujar Çela dhe bashkëshortes së tij Drejtoreshë e Ndihmës Ekonomike në këtë Bashki; deri tani është mbyllur me babë e bir të vrarë, 7 të plagosur mes tyre edhe vetë deputeti, me 15 shtëpi e biznese të shkatërruara dhe 1 të arrestuar.

Deputeti Bujar Çela, pronari i biznesit që po urdhëronte dhe mbikëqyrte punimet te kapanoni, nuk është marrë akoma në pyetje nga policia e prokuroria, lidhur me rolin e tij në shkaqet e shpërthimit dhe pasojat, por nuk është pyetur as gruaja e tij drejtoreshë në Bashkinë e Lushnjës.

Kryetarja e Bashkisë, Eriselda Sefa, derdhi lot krokodili e çoi lule te dy viktimat dhe i premtoi mbështetje familjes së tyre; por edhe deklaroi, se bashkia do dëmshpërblejë çdo banesë, biznes e pasuri të dëmtuar; duke e quajtur shpërthimin te biznesi i deputetit të PS, Bujar Çela, “incident gjatë punës për zhvillimin ekonomik të qytetit”.

Deri tani policia ka arrestuar Leonard Gjinin, “Personin Fizik”, që do kryente punimet për ndërtimin e kapanonit të ri të deputetit Bujar Çela, i cili zbuloi dy fakte, të cilat sipas informacionit që ka “Pamfleti”, nuk janë përfshirë në dosjen hetimore.

1. Ai nuk ka pasur asnjë lidhje me punimet që po kryheshin te kapanoni i deputetit Bujar Çela, por kishte lidhur me të  kontratë për të ndërtuar kapanonin e ri, pasi të ishte çmontuar kapanoni ekzistues, të cilin deputeti e kishte filluar në të zezë me dy viktimat dhe një grup punëtorësh.

2. Për kapanonin e ri, deputeti Bujar Çela, sipas kontratës datë 27 nëntor 2023, ka paguar 180 milionë lekë për punimet dhe 70 milionë lekë për materialet ndërtimore, përveç pagesës së dy viktimave e 13 punëtorëve të tjerë ilegalë që kishte çuar te kapanoni.

Nëse Prokuroria e Fierit, nuk e ka hetuar dhe nuk e ka futur akoma në dosjen penale këtë fakt financiar, duhet të pyesë deputetin Bujar Çela, ku i ka gjetur 250 milionë lekë, kur dy vitet e fundit ka deklaruar të ardhura minimale familjarisht.

Ndërsa gjatë hetimit paraprak që ka bërë policia e prokuroria, kanë konstatuar se toka me sipërfaqe 1900 m2, ku ishte ndërtuar kapanoni ekzistues me sipërfaqe 1050 m2, është tokë pronë shteti, zonë e ndaluar me rrezikshmëri nga linja e tensionit të lartë.

Por atë e ka zaptuar deputeti  i PS, Bujar Çela, fakt që duhet hetuar; po kështu ndërtimi jashtë lejes së ndërtimit, dhe Leja Nr. 200, datë 19 shtator 2023, që krye bashkiakja e Lushnjës, Eriselda Sefaj, ia ka dhënë  deputetit në shkelje të ligjit, në tokë pronë shteti zë zaptuar dhe të kufizuar si zonë me rrezikshmëri të lartë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *