FMN zbulon lojën mashtruese dhe vjedhjet e qeverisë me inflacionin, evazionin, çmimet dhe pensionet

Spread the love

Vetëm me indeksimin e pensioneve 2-3% në vit, kur sipas tregut, duhet të indeksoheshin 2 herë në vit nga 10-12%, qeveria nuk u jep pensionistëve afro 26 milionë Euro në vit, ose 38 Euro në vit për çdo pensionist, të cilat i deklaron si gjoja rritje të ardhurash nga menaxhimi i sistemit fiskal…

Raporti ekonomik i  vitit 2022; i 9 muajve dhe parashikimi i pritshëm për krejt vitin 2023 që dorëzoi qeveria te FMN, ka krijuar dyshime të forta te institucioni qendror monetar ndërkombëtar, mbasi treguesit e të ardhurave nuk përputhen me realitetin financiar, tatimor e tregun në Shqipëri.

Së pari, sipas FMN-së, është konstatuar se në 3 vitet fundit, Qeveria Shqiptare në bashkëveprim me Bankën e Shtetit, po luan një lojë mashtruese me shifrën e inflacionit, duke mos zbatuar rekomandimet për të pasqyruar të dhënat reale të këtij treguesi.

Së dyti, nëpërmjet shifrës fiktive të gjoja uljes së inflacionit, duke fshehur shifrën e lartë që është faktikisht, qeveria realizon dhe fsheh  mashtrimin me rritjen e pensioneve, duke i indeksuar mbi bazën e përqindjes së ulët të inflacionit që deklaron zyrtarisht.

P.sh., vetëm nga indeksimi i pensioneve 2-3% në vit, kur sipas tregut duhet të indeksohen 2 herë në vit nga 10-12%, qeveria nuk u jep pensionistëve afro 26 milionë Euro në vit, ose 38 Euro në vit për çdo pensionist, të cilat i deklaron si gjoja rritje të ardhurash nga menaxhimi fiskal.

Së treti, qeveria mashtron sikur ka rritur të ardhurat bazë vjetore me 450 milionë Euro, kur faktikisht këto janë të ardhura nga 35% taksa për çmim/litër në karburante, materiale ndërtimi dhe nga taksa 20% TVSH në ushqime, energji, ujë, ilaçe, transporte, arsim, bar-kafe-restorante dhe të gjithë shërbimet private.

Duke lejuar rritjen e çmimeve, qeveria rrit vlerën e TVSH që zhvat nga qytetarët, të cilët e paguajnë, por nuk e marrin si rimbursim, mbasi në ligjin për këtë taksë, qytetari quhet “Konsumatori i fundit” dhe nuk përfiton rimbursimin 20%.

Këtë fitim, ose më saktë këtë vjedhje afro 450 milionë Euro në vit, që qytetarëve u bëhet dhunshëm, nëpërmjet shtimit të vlerës së taksës TVSH sipas vlerës që rriten çmimet, qeveria e servir si rritje të ardhurash nga gjoja rritja ekonomike dhe ulja e evazionit në tatime e dogana.

Por FMN nuk e beson këtë mashtrim, mbasi në raportet e saj mbikëqyrëse, dhe sipas raporteve të KLSH për vitet 2019-2022, evazioni fiskal në tatime e dogana ka qenë 35-40% vlera që qeveria nuk i ka mbledhur nga bizneset.

Ndërsa po sipas KLSH, vetëm në 9 muajt e vitit 2023, shifra e evazionit fiskal vetëm në tatime, është 1.2 miliardë Euro humbje për arkën e shtetit, ose sa 25% e buxhetit vjetor aktual të shtetit.

Së katërti, me rritjen e vlerës së qarkullimit në treg, nëpërmjet rritjes së çmimeve, qeveria mashtron bankat e huaja dhe donatorët, sikur në Shqipëri ka rritje ekonomike e konsum të lartë, me qëllim që t’i bind për të marrë sa më shumë borxhe, donacione e Euro- bonde.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *