I teti në botë, IFFHS vlerëson Sylvinho-n, triumfon Scaloni

Spread the love

Me Sylvinho-n në stol, Shqipëria siguroi një biletë për në “Euro2024”. Kuqezinjtë zhvilluan një fushatë kualifikuesesh fantastike duke rritur shumë imazhin e ekipit përfaqësues. Një meritë të pa diskutuar për këtë ka tekniku brazilian, i cili në pak kohë i ndryshoi imazhin Shqipërisë, duke sjell për tifozët një ekip që luan një futboll ofensivë, një futboll të bukur.

Sylvinho

Puna e kryer në drejtimin e Shqipërisë ka pasur një imapkt të jashtëzakonshëm edhe në karrierën e vetë teknikut brazilian i cili së fundmi është vlerësuar edhe nga IFFHS, Instituti i Historisë dhe Statistikave në Futboll. Sylvinho është vlerësuar mes 10 trajnerëve më të mirë në botë që drejtojnë ekipe përfaqësuese.

Iffhs

Në renditjen e publikuar për vitin 2023, Sylvinho renditet në vendin e tetë, ndërsa trajneri më i mirë është shpallur Lionel Scaloni i Argjentinës, i ndjekur nga Deschamps dhe Roberto Martinez i Portugalisë. Në lidhje me trajnerin më të mirë në rang klubesh, Pep Guardiola u rendit i pari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *