Berisha në ‘arrest shtëpie”, avokati i tij: Ndalimi i komunikimit, shkelje e së drejtës, duhej autorizim nga Kuvendi

Spread the love

Pasi GJKKO vendosi masën ‘arrest shtëpie’ me mbikëqyrje policore për ish-kryeministrin Berisha, vjen reagimi i avokatit të tij.

Në një prononcim për mediat Genc Gjokutaj teksa tha se vendimi do të apelohet, pohoi se ishte një vendim i pritshëm nga gjykata, ndërsa theksoi se Berisha ndodhej në banesën e tij. Ai tha se moslejimi i komunikimeve është privim i të drejtave dhe lirive për një deputet. Ai tha se duhej autorizim nga Kuvendi.

“Ky ishte vendimi sot. Ajo që ishte shqetësuese është se ky vendim vjen me ndalim komunikimi për një deputet. Duhet të ishte marrë autorizim i veçantë nga kjo gjykatë. Pritej se kjo gjykatë ka bërë dhe shkelje më të mëdha. Vendimi ishte i thatë; ndalimi i komunikimit, dhe lejimi vetëm me familjarët që bashkëjeton.”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *