Afera ‘Partizani’, SPAK pranon kërkesat e Berishës dhe Malltezit

Spread the love

SPAK bën me dije se Berisha dhe Malltezi do pyeten javën e ardhshme në lidhje me aferën ‘Partizani’.

SPAK ka pranuar kërkesat e ish kryeministrit Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezit për shtyrje të afatit të paraqitjes në Gjykatën e Posaçme për tu marrë në pyetje në lidhje me aferën ‘Partizani’.

Seanca e marrjes në pyetje ishte parashikuar ditën e sotme për Malltezin dhe nesër për ish-kryeministrin, por me kërkesë të avokatëve, SPAK pranoi shtyrjen e dy seancave. Avokatët kishin depozituar në SPAK kërkesën për shtyrje, me pretekstin se për shkak të angazhimeve nuk mund të ishin të pranishëm në asnjë prej seancave.

Sipas një njoftimi, SPAK bën me dije se Berisha dhe Malltezi do pyeten javën e ardhshme në lidhje me këtë aferë.

Ndërkohë Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka regjistruar gjithashtu dy ankimet e ish-kryeministrit Sali Berisha, atë të “arrestit të shtëpisë” dhe përjashtimin e gjyqtares së çështjes.

Në njoftimin e Gjykata e Posaçme e Apelit thuhet gjithashtu se trupi gjykues përbëhet nga gjyqtarja Iliriana Olldashi. Berisha kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë ‘arrest shtëpie’ që ju caktua nga GJKKO më 30 Dhjetor 2023.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar regjistroi çështjen penale nr. 27 akti, datë 16.11.2023 regjistrimi, mbi ankimin e personit nën hetim S.B. me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 520, datë 30.12.2023 (disponuar mbi kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurimit personal) dhe vendimit nr. 521, datë 27.12.2023 (disponuar mbi kërkesën për përjashtim gjyqtari) të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e  Organizuar”. Sipas shortit, trupi gjykues monokratik përbëhet nga gjyqtarja Iliriana Olldashi”, thuhet në njoftim.

Ish-kryeministri Sali Berisha dyshohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim.

Sipas dosjes se SPAK, Berisha ka favorizuar dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezin, për privatizimin e ish-Kompleksit Sportiv Partizani.

Si Berisha ashtu edhe Malltezi i kanë kundërshtuar akuzat dhe e kanë cilësuar hetimin si të orkestruar nga kryeministri Edi Rama. Gjithashtu, Berisha dhe mbështetësit e tij e kanë cilësuar këtë masë si përpjekje për asgjësimin e opozitës.

Kërkesa për zëvendësimin e masës së arrestit u bë pasi Berisha refuzoi të zbatonte masat e mëparshme të detyrimit për paraqitje dhe ndalimit të daljes jashtë shtetit, duke i konsideruar ato si antikushtetuese

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *