PS ‘puç’ Rithemelimit, dështon mbledhja e komisionit hetimor për koncensionet në Shëndetësi

Spread the love

Kryetarja e komisionit Albana Vokshi kishte thirrur mbledhjen për sot në ora 13.00, por socialistët nuk u paraqitën.

Socialistët pretendojnë se kryetarja e Komisionit Albana Vokshi e ka thirrur mbledhjen pa e caktuar datën pa u konsultuar më parë me ta.

Komisioni Hetimor për shërbimin publik të Sterilizimit dhe shërbimin publik të Check-up u mblodh për herë të parë më 24 mars, pasi mori miratimin me 95 vota nga parlamenti.

Në mbledhjen e parë, u prezanzuan objektivat dhe procedurat se si do të vijojë punën ky komision. Komisioni Hetimor përbëhen nga 15 anëtarë, nga të cilët kryetari dhe 6 anëtarë janë të PD dhe 8 anëtarë të PS.

Ky komision do të drejtohet nga demokratja Albana Vokshi, ndërsa pozicioni i nënkryetarit do të mbahet nga socialisti Plarent Ndreca.

Komisioni Hetimor për koncensionet në shëndetësi nisi punën, pavarësisht se mes ky kaheve ndasitë ishin të dukshme. Kryetarja demokrate e Komisionit Albana Vokshi e cilësoi arritje të opozitës hetimin e kontratave koncesionare të check up-it dhe të sterilizimit në Shëndetësi.

Premtimi se pas 4 muajve punë do dalin në pah të gjitha shkeljet e pretenduara prej tyre, nënkryetari socialist Plarent Ndreca e quajti paragjykim. 

“Vlera e dy koncensioneve që do të shqyrtojë, qoftë në mënyrën e dhënies, qoftë edhe në dokumentacionin e tenderit dhe në zbatimin e tenderit kalon vlerën e 200 milionë Eurove. Në këndvështrimin tonë është edhe korrupsion në nivele të larta”, tha Vokshi.

“Referuar dhe deklaratave që ju bëtë del e qartë që po paragjykoni të gjithë veprimtarinë e këtij komisioni. Nëse ju vijoni me pyetje, apo do të konkludoni kur nuk ka filluar puna e komisionit keni thyer një parim kushtetues që është ai i respektimit të procesit të rregullt ligjor”, u përgjigj Ndreca.

Prania e Plarent Ndrecës në komision shihet në konflikt interesi nga opozita. 

“Zoti Ndreca a ka konflikt interesi vetë që ndodhet në këtë komision. Pasi një prej gjërave që duhet të deklarojmë para se të konstituohemi është nëse kemi konflikt interesi, unë mendoj që ka konflikt pasi ka qenë avokat i një prej të të akuzuarve”, tha deputetja Ina Zhupa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *