Arrestimi i drejtorëve të Veliajt, Bushati: Çfarë perle! Vidhnin taksat dhe përjashtoheshin nga taksat kur investonin

Spread the love

Gazetari Andi Bushati reagoi me ironi pas lajmit të arrestimit të drejtorëve të Erion Veliajt, të cilët vidhnin taksat e shqiptarëve dhe më pas i investonin në bizneset e tyre.

Bushati shkruan se pasi vidhnin taksat, ata përjashtoheshin nga taksat për investimet e tyre.

“Çfarë perle, vjedhin paratë e taksave, dhe kur i investojnë si të tyret, përjashtohen nga taksat”, shkruan Bushati.

Arrestimet me urdhër të SPAK e kanë çuar në tre numrin e drejtorëve të lartë të Bashkisë së Tiranës të vënë në pranga për korrupsion.

Me urdhër të SPAK janë vënë në pranga Redjan Molla dhe Mariglen Qato, të cilët pasojnë Taulant Tushën ish-drejtori i Përgjithshëm i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës, i arrestuar në 8 dhjetor të 2023-shit për aferën me inceneratorin e Tiranës.

Arrestimet lidhen me dosjen 5D, e hapur pas denoncimit që kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Tiranë, Belind Këlliçi ka bërë disa muaj më parë.

Mariglen Qato, i njohur ndryshe si krahu i djathtë i kryebashkiakut Erion Veliaj, ka mbajtur postin e drejtorit të IMT-së në bashkinë e kryeqytetit.

Redi Molla ka qenë drejtor i UKT-së dhe është larguar nga detyra në vitin 2020. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *