Berisha përgatitet për vendimin e GJKKO, shkon në banesë para se të flasë Irena Gjoka

Spread the love

Ish-kryeministri Sali Berisha duket se do ta presë në banesë vendimin që do të marrë Gjykata e Posaçme për të. Në orën 15.00 ishte planifikuar të shpallej vendimi për të lënë në “arrest shtëpie” ish-kryeministrin dhe teksa pritet që të flasë gjyqtarja Irena Gjoka, Sali Berisha ka shkuar në banesë. Ai është filmuar duke hyrë të pallati ku banon dhe duket se do të presë aty vendimin e gjyqtares.

Ditën e djeshme, Gjykata vendosi ta shtyjë seancën, duke caktuar orën 15:00 të së enjtes për shpalljen e vendimit, nëse do ta izolojë apo jo në shtëpi ish-kryeministrin.

Përgjatë 3 orëve seancë, gjykata u përball me disa kërkesa të avokatëve të Berishës, mes të cilave edhe atë të lejimit të mediave në sallë.

Refuzimi i të gjitha kërkesave të tyre i çoi avokatët në një kërkesë tjetër për përjashtimin e saj nga procesi. 

Seanca e ditës së djeshme u shty pasi gjyqtarja Irena Gjoka, e gjeti veten në pamundësi për të shpallur vendimin, pas kërkesës së bërë nga avokatët për përjashtimin e saj. Kjo kërkesë sipas avokatëve erdhi sepse gjyqtarja Irena Gjoka, rrëzoi dy kërkesa të tyre.

“Ne bëmë një kërkesë që ju mediat të ishit prezent, vazhduam me gjykimin incidental. I kërkuam gjykatës ta cojë në gjykatën kushtetuese. Gjykata Kushtetuese e ka lënë të pa gjykuar në themel. Seanca sot ka qenë pa mbaruar mirë kërkimin ne, vinte vendimi i gjykatës me propozimin e saj. Me autorizimin e Ramës dhe kësaj mazhorance sipas atij autorizimi vazhdoi dhe gjyqi“, tha dje avokati Gjokutaj.

Për ish-kryeministrin nën hetim për korrupsion në procedurën e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”, SPAK i ka kërkuar gjykatës masën “arrest në shtëpi”, nën mbikqyrje policore, si edhe ndalim të komunikimit me persona të tjerë, përveç atyre me të cilët bashkëjeton në të njëjtën banesë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *