Bora zbardh disa zona të vendit, në Korçë trashësia mbi 50 cm; rreth 500 familje pa drita

Spread the love

Qarku i Korçës është përfshirë nga reshje intensive dëbore.

Aktualisht vështirësi në qarkullim raportohen në segmentin rrugor Shtyllë-Panarit, pasi reshjet e dëborës në këtë zonë arrijnë deri në 60 cm.

Momentalisht rruga segmenti rrugor është i hapur, pasi dy fadroma po punojnë për hapjen e rrugës, por kalimi behet vetëm me zinxhirë. Në augmente të tjera të qarkut, nuk paraqiten probleme, por shoferët duhet të jenë të pajisur me goma dimërore.

Ndërkohë që për shkak të motit të keq raportohet që rreth 500 familje në gjithë qarkun janë pa energji elektrike, ndërsa disa grupe të OSHEE-së po punojnë në terren për rikthimin e energjisë.

Sakaq ARRSH njofton se në aksin Tamarë-Vermosh, Qafë Thore-Bogë dhe në Valbonë mjetet borëpastruese vijojnë punën pa ndërprerje. 

‘Rrugët janë të pastruara nga dëbora dhe qarkullimi vijon pa probleme. Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.’- njofton ARRSH

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *