“Putin një bir k**ve i çmendur”/ Kremlini i përgjigjet Biden: Po tenton të shitesh si “kauboj hollivudian”

Spread the love

Pasi presidenti i ShBA-së e quajti homologun e tij rus “bir ku*ve”, i menjëhershëm ishte reagimi i Kremlinit, përmes zëdhënësit të tij, Dmitry Peskov.

Peskov thotë se Biden me një fjalor i tillë e poshtëron vetë Amerikën.

“A e ka përdorur zoti Putin një fjalë të vetme të rëndë për t’ju adresuar juve? Kjo s’ka ndodhur kurrë. Prandaj, mendoj se një fjalor i tillë e poshtëron vetë Amerikën”.

Ai më pas e quajti atë një “përpjekje të dobët” për të tingëlluar si një “kauboj hollivudian”, dhe shtoi: “Ky është një turp për vetë vendin, e kam fjalën për Shtetet e Bashkuara”.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden e quajti presidentin rus Vladimir Putin një “bir k**ve të çmendur” ndërsa ndodhej në San Francisko të Kalifornisë, në një mbledhje fondesh për fushatën.

“Ky është kërcënimi i fundit ekzistencial – tha ai, “ne kemi një bir ku*** të çmendur si ai Putin dhe të tjerët, dhe e gjejmë veten gjithmonë të shqetësuar për konfliktin bërthamor, por kërcënimi ekzistencial për njerëzimin është klima”.

Kremlini iu përgjigj duke thënë se kjo është një nga “mënyrat degraduese të e kaubojve të Hollivudi”, sipas La Repubblica.

Nuk është hera e parë që Biden përdor fjalë të rënda në publik. Në janar të dy viteve më parë ai kritikoi një gazetar të Fox Neës që ndjek ngjarjet në Shtëpinë e Bardhë.

Në përgjithësi, presidenti tenton të dalë jashtë linjave në fjalimet e tij në publik, ndërsa në disa raste nuk mungojnë edhe gafat e çuditshme nga ana e tij.

Ai më parë fajësoi Partinë Republikane dhe Izraelin për bombardimin e Rripit të Gazës.

Kujtojmë se Shtëpia e Bardhë është gati të rifillojë një sërë sanksionesh të reja kundër Rusisë, të cilat do të nisin nga e premtja, në prag të dyvjetorit të pushtimit të Ukrainës nga forcat ushtarake ruse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *