Mirela e sigurimsit Artan Lame, ri-merr çelësat e dosjeve të politikanëve dhe zyrtarëve ish-spiunë

Spread the love

Përveç se kanë reaguar ish të përndjekurit politikë, Mirela Lame është dhe në konflikt interesi, për faktin se është gruaja e ish-spiunit të sigurimit, Artan Lame, i rekrutuar në muajin mars 1988 kur ishte student te Fakulteti Gjeologji- Minierave, por dhe për vjehrrin e saj Adil Lame, një nga funksionarët xhahil të ish-sigurimit të shtetit në ushtri e polici…

Për të fshehur krimet që kanë bërë vetë dhe prindërit e tyre gjatë regjimit komunist; dhe për të qenë të qetë e të paprekshëm në sundimin e tyre, krerët e kastës shtetërore, qeveritare, politike e të drejtësisë, kanë nën kontroll dhe dosjet e ish-sigurimit të shtetit.

Përveç Gentiana Sulajt, që e kanë emëruar si kukull kryetare të Autoritetit të Dosjeve, nëpërmjet saj kanë emëruar edhe familjarët e vartësve të besuar, për verifikimin e dosjeve.

Fakti është ky: Më 10 tetor 2018, pas një auditi që zbuloi 22 milionë Euro vjedhje në Drejtorinë e Shërbimit Qeveritar, bërë me firmën e drejtoreshës së tenderëve Mirela Lame, gruaja e Artan Lame, Babloku e çoi te Autoriteti i Dosjeve në sektorin e verifikimit të figurave zyrtare.

Pas këtij emërimit të saj, fshehur me emrin para-martesor “Mirela Dhono”, reaguan ish të përndjekurit politikë, për faktin se kjo ka konflikt interesi me detyrën e dosjeve, mbasi është gruaja e ish-spiunit të sigurimit, Artan Lame, i rekrutuar në mars 1988 kur ishte student te Fakulteti Gjeologji-Minierave, por dhe për vjehrrin e saj Adil Lame, një nga funksionarët xhahil të ish-sigurimit të shtetit në ushtri e polici.

Me urdhër të Bablokut, gruas së Artan Lames iu hoq kompetenca e dosjeve të politikanëve dhe zyrtarëve aktualë ish-spiunë të sigurimit, por nuk e larguan nga Autoriteti i Dosjeve, duke e emëruar Drejtoreshë të Shërbimeve mbështetëse dhe Financës.

Por 2 muaj më parë, gruas së Artan Lames i është dhënë përsëri në kontroll “kasaforta” e dosjeve të politikanëve e zyrtarëve aktualë ish-spiunë sigurimi, si detyrë shtesë mbi detyrën që ka, si besim dhe garanci për të hapur ose mos hapur dosjet e atyre që vendosë Edi Rama dhe grupi i tij.

Mirelës së Artan Lames, iu dha përsëri administrimi i dosjeve të ish-spiunëve, me urdhër të Bablokut e miratim formal të Kryetares së Autoritetit të Dosjeve, Gentjana Sula.

Pasi i kanë dhënë në administrim edhe dosjet e politikanëve dhe zyrtarëve ish-spiun sigurimi, gruaja Artan Lames, po përdorë përsëri emrin “Mirela Dhono”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *