Pse po e shpërfill Policia rrëmbimin e vajzës së mitur të nënës Dinora Neçi, nga sadisti qipriot Nikolas Eleftheriou

Spread the love

Në përgjigjen e tij, Muhamet Rrumbullaku kur ishte Drejtor i AMP, e cilësoi rrëmbyesin e vajzës së mitur, si “bashkëshort” të shqiptares Dinora Neçit; kur ligjërisht nuk është i tillë, por vetëm babai biologjik i vajzës së lindur në lidhje bashkëjetuese jo martesore, ndërsa tani që është drejtor i policisë, Rrumbullaku nuk po i bënë asnjë bashkëpunim me policinë e Qipros për rikthimin e të miturës te nëna në Shqipëri…

Po ndalemi përsëri te rasti i nënës shqiptare nga Berati, Dinora Neçi; e cila prej 8 vitesh, po përjeton dhimbje për rrëmbimin e vajzës së saj të mitur Eleftheria Eleftheriou dhe mbajtjen peng me izolim në Qipro, nga babai biologjik jashtë martesor greko- qiprioti Nikolas Eleftheriou.

Përveç dhimbjes nga shkëputja e gjatë prej vajzës së saj të mitur, nëna Dinora Neçi po përballet me lodhjen nga shpërfillja e qeverisë shqiptare, kuvendi, policia, Interpol, anti-trafiku e drejtësia, madje këto institucione, me heshtjen e tyre janë bërë palë me rrëmbyesin greko-qipriot, kur vajza Eleftheria Eleftheriou është me shtetësi shqiptare qysh nga dita e parë e lindjes.

Saktësojmë, se rrëmbyesi greko-qipriot Nikolas Eleftheriou është babai biologjik i vajzës, nga një lidhje jashtë-martesore me shqiptaren Dinora Neçi, e cila nuk i ka dhënë asnjë miratim për të marrë vajzën në kujdestari fizike.

Por pas rrëmbimit, me dokumente dhe vendime gjyqësore false shqiptare dhe qipriote, babai biologjik ka bërë akt martesor fals pa dijeninë e nënës së vajzës; i ka vendosur mbiemrin e tij dhe e ka regjistruar me shtetësi qipriote, kur vajza është vetëm me shtetësi shqiptare.

Shteti Shqiptar, prej 8 vitesh nuk po vepron për t’i kthyer vajzën e mitur, megjithëse nëna Dinora Neçi, ka bërë kërkesa e ankesa të përsëritura disa herë te Policia, Prokuroria, Anti- Trafiku, Interpol-Tirana, Ministria e Brendshme, Ministria e Jashtme, Komiteti Shqiptar i Helsinkit etj.

Një nga ankesat e saj është ajo e datës 1 korrik 2022, drejtuar Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, ku i kërkon të bëhet hetim për mos veprimet e Policisë së Shtetit, Interpol Tiranës e Anti-trafikut të Qenieve Njerëzore, ndaj kërkesës për t’i rikthyer vajzën e mitur.

Pse po e shpërfill Policia rrëmbimin e vajzës së mitur

Sepse këto shërbime të policisë shqiptare, nuk kanë nisur procedurat me Policinë, Interpolin dhe Anti-Trafikun e Qipros, megjithëse u ka dhënë emrin e rrëmbyesit Nikolas Eleftheriou dhe adresën tij në fshatin Ormideia, rruga “Modestos Pantelis” nr. 9 në Qipro.

Fakti që policia shqiptare nuk po vepron, dëshmohet edhe nga ky rast: Më 15 qershor 2022, nëna Dinora Neçi shkoi për të bërë kallëzim në Drejtorinë e Policisë Berat, ku para zyrtarëve të anti-krimit Shkëlqim Xhezairi e Fatmir Hysa, ka paraqitur me detaje provat e rrëmbimit të vajzës, por ata nuk kanë pranuar të regjistrojnë kallëzimin e saj.

Këtë refuzim, ajo e konsideroi mohim të drejte ligjore e mos veprim ndaj rrëmbimit të vajzës; dhe iu drejtua ankesë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, për mos pranimin e kallëzimit.

Ish-Drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Muhamet Rrumbullaku, nuk e hetoi rastin, por vetëm i la porosi Policisë Gjyqësore në Berat, të trajtonte këtë ankesë, pa i detyruar të pranojnë kallëzimin penal të nënës Dinora Neçi.

Pse po e shpërfill Policia rrëmbimin e vajzës së mitur

Madje vetë Muhamet Rrumbullaku, në përgjigjen e tij, rrëmbyesin greko-qipriot të vajzës së mitur shqiptare, e quan “bashkëshort” të Dinora Neçit; kur ai nuk ka qenë dhe nuk është bashkëshort i saj, ndërsa për vajzën nuk e citon që është shtetase shqiptare prej ditës së lindjes.

Nuk përfill as faktin, që vajza ka Pasaportë Shqiptare Nr. BB8530785 dhe ekziston në Regjistrin e Gjendjes Civile të Shqipërisë, ku figuron me nënën e saj “Beqare” të pa martuar asnjëherë.

Në çfarë të dhënash zyrtare u bazua Muhamet Rrumbullaku, që rrëmbyesin greko-qipriot e quan “bashkëshort” të nënës së vajzës?

Përse prej 1 vit e gjysmë që është Drejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, nuk ka vënë në lëvizje strukturat për të gjetur dhe rikthyer vajzën e rrëmbyer te nëna e saj në Berat, kur ka dhe adresën e saktë të rrëmbyesit në Qipro?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *