Shemsi Prençi bën deklaratën e fortë: Bandat shkarkuan prokurorin Anton Martini!

Spread the love

Ish-zyrtari i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi sjell rastin e prokurorit Anton Martini për të cilin thotë se është shkarkuar nga bandat.

Krimi i ka shtrirë ‘tentakulat’ deri në organet e drejtësisë. Kanë qenë jo të pakta rastet kur prokurorë dhe gjyqtarë janë denoncuar për lidhje me grupet kriminale. Mirëpo ka edhe nga ato raste kur krimi arrin t’i ‘fundosë’ njerëzit e drejtësisë që guxojnë ta luftojnë. Ish-zyrtari i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi sjell rastin e prokurorit Anton Martini për të cilin thotë se është shkarkuar nga bandat.

Skandalin e solli në vëmendje avokati dhe e falenderoj. Të mendosh që sot Shqipëria ka krizë prokurorësh dhe gjyqtarësh dhe të kesh jashtë loje ish-prokurorin Anton Martini, Elisabeta Imerin, Besnik Canin. Njëri prej tyre ka kërkuar drejtën në Strasburg për ta ritrajtuar vendimin.

Imagjino të ta bëjë gjyqin një prokurore që ka qenë vegël i Bajrave. Edhe pse ekzistojnë biseda me grupet kriminale vijojnë të jenë punonjës të vetingut. Ky është skandalitet. Kjo e dëmton shumë shtetin.”-tha Prençi.

Prokurori Anton Martini është shkarkuar më 10 qershor 2021 nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, duke i ndërprerë objektivin për të qenë pjesë e SPAK-ut.

Ai u shkarkua nga detyra, pasi u konstatua se kishte bërë deklarim të pasaktë të pasurisë së tij dhe se nuk justifikonte dot pronat që kishte.

Martini u konfirmua në detyrë nga shkalla e parë e Vettingut, por Komisioneri Publik e ankimoi vendimin në KPA, duke gjetur mospërputhje të atyre çfarë ai deklaroi. Ndaj Martinit, Vettingu ka gjetur parregullsi në deklarimin e pasurisë, ndërkohë për të ka pasur edhe disa denoncime.

Ai e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 dhe është emëruar prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në vitin 2004.

Në vitin 2015, Martini u transferua në Shkodër nga Këshilli i Prokurorisë së kohës, vendim të cilin ai e kontestoi për parregullsi. Martini u rikthye në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, në vitin 2018.
KPK e konfirmoi në detyrë në fund të janarit, ndërsa me vendimin e sotëm të KPA-së, Martini është shkarkuar përfundimisht nga sistemi gjyqësor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *