Lirohet nga burgu ish-polici i Operacionales Jeton Lami

Spread the love

Është liruar nga burgu ish polici i forcave operacionale Jeton Lami.

Lami akuzohet për shpërdorim detyre lidhur me shoqërimin e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.

Lirimi i tij nga qelia është bërë për shkak të përfundimit të masës së dënimit me 2 vite e 10 muaj burgim, të dhënë nga gjykata e Lezhës për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”. Ky vendim dënimi kohët e fundit është lënë në fuqi dhe nga gjykata e Apelit Tiranë.

Por për shkak të vuajtjes së plotë të dënimit me burg, gjykata e Apelit mësohet se ka urdhëruar shuarjen e masës së sigurisë “arrest në burg” të vendosur në fund të muajit Gusht 2022 ndaj Jeton Lamit.

Mësohet se aktualisht ish-oficeri i skuadrës operacionale “FAST” në policinë e Shtetit, është i lirë.

Jeton Lami ishte personi dhe polici i fundit që natën e zhdukjes në Gusht, transportoi me një “Audi” Ervis Martinaj nga Tiranë në Vorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *