‘I kishim vajzat në të njëjtën klasë’, flet kushërira e Alma Arrazit: Nuk e kam parë kurrë të shqetësuar!

Spread the love

Nxënësit e shkollës ‘Ndre Mjeda’ sot në Shkodër bënë homazhe për dy vajzat Ergesën dhe Gresëm, ku mes prindërve të nxënësve të cilët u shprehën të tronditur për ngjarjen, ishte edhe kushërira e 39 vjeçares Alma Arrazi e cila tregoi se vajza e saj dhe të ndjerat ishin në të njëjtën klasë.

Ndërsa zbuloi se nuk kishte vënë re asgjë të çuditshme nga Alma dhe se nuk e kishte parë kurrë të stresuar as atë dhe as fëmijët.

“Kemi qenë shoqe, si tip kushërirash bashkë, por çfarë të bëjmë, deri këtu e paska pasur të shkruar. Nuk e di çfarë të them është një ngjarje shumë e rëndë. Vajzat i kemi pasur në një klasë, vajzës time nuk ia kam shpjeguar dot, u kam thënë që nuk i ke më shoqet në klasë. Kemi shkuar shumë mirë, kam pasur shumë marrëdhënie të mira, nuk e kam parë kurrë të shqetësuar apo të stresuar. Fëmijët po ashtu nuk kanë pasur stres, nuk i kam parë të qajnë në shkollë, kanë qenë shumë mirë”- u shpreh ajo.

Ditën e sotme është bërë e mundur gjetja e trupit të pajetë edhe i fëmijës së tretë, djalit 3-vjeçar. Bëhet e ditur se pas kërkimeve intensive trupi i pajetë u gjet në ujërat e lumit Buna nga forcat speciale në afërsi të fshatit Oblikë të njësisë Ana e Malit.

Kujtojmë se të dielën autoritetet mundën të gjejnë trupin e vajzës 9-vjeçare e cila u pikas në ujërat e lumit Buna nga një peshkatar i rastit. Trupi i saj i pajetë u përcoll këtë të hënë për në banesën e fundit. Ditën e djeshme polumbarët kanë mundur që të gjejnë trupin e pajetë të fëmijës së dytë, vajzës 8-vjeçare.

Në lidhje me ngjarjen është vënë në pranga Erdgys Arrazi, i cili dyshohet se e shtyu drejt vetëvrasjes gruan dhe 3 fëmijët e tij. Shkak dyshohet se ka qenë dhuna e ushtruar nga 31-vjeçari 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *