Jep dorëheqjen Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Admir Abrija

Spread the love

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Admir Abrija, ka dhënë dorëheqjen nga detyra.

Dorëheqja e Admir Abriajt nga posti i Drejtorit të Burgjeve është komunikuar para disa ditësh.

Dorëheqja pritet të kalojë në mbledhjen e qeverisë, ndërsa akoma nuk bëhen të ditura motivet e këtij vendimi dhe se kush pritet ta zëvendësojë atë.

Abrija mori drejtimin e burgjeve me propozim të ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, më dhjetor të vitit 2021 pas lirimit nga detyra të Agim Ismailit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *