Dosja “McGonigal”, Agron Neza shkon në SPAK 

Spread the love

SPAK ka marrë në dorë dosjen “McGonigal”.  Agron Neza, ish agjenti shqiptar i inteligjencës është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme. 

SPAK ka nisur hetim mbi këtë çështje, ndërsa më herët është pyetur edhe Dorian Diçka.

Sipas dosjes, në gusht 2017 McGonigal është takuar me Agron Nezën, një ish-agjent shqiptar, i vendosur prej vitesh në SHBA dhe me pasaportë amerikane.

McGonigal i ka kërkuar para Nezës dhe më pas të bëjnë udhëtime nëpër Europë ku McGonigal me sa duket përdori pozicionin e tij në përpjekjet për të krijuar biznes për zotin Neza, sugjeruan prokurorët në padinë e Uashingtonit.

Kujtojmë se ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal ka pranuar se kishte marrë 225,000 dollarë nga Agron Neza, i cili sipas dokumenteve në gjykatë, u bë informatori për hetimin e FBI-së lidhur me kontaktet dhe takimet e tij në Shqipëri.

Pranimi i fajësisë u bë në gjykatën federale në Uashington, në shtator të 2023, në bazë të një marrëveshjeje mes prokurorëve dhe avokatëve të McGonigal.

Ai pranoi fajësinë për një prej pikave të aktpadisë, atë për fshehjen e provave materiale, dhe prokurorët hoqën dorë nga tetë pikat e tjera.

McGonigal ka pranuar gjithashtu se ishte takuar disa herë me kryeministrin Edi Rama duke filluar nga shtatori 2017, duke filluar nga takimi i parë më 9 shtator në prani të Duçkës që vazhdon të figurojë si personi B edhe në dokumentin ku ofrohet një akuzë e reduktuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *