Protesta e opozitës, Flamur Noka: Edi Rama jo kryeministër, por kryehajdut!

Spread the love

Deputeti i PD-së Flamur Noka nga podiumi i ngritur përballë kryeministrisë, ka deklaruar se kjo protestë ka si qëllim të ndërpres projektin më të errët që i është kanosur ndonjëherë vendit.

Ai shtoi se kjo protestë është gjithashtu për t’i treguar kryeministrit se nuk arriti dot të çonte në fund planin e tij për të shkatërruar opozitën. Noka më tej hodhi akuza ndaj kryeministrit Rama, për të cilin tha se qeveria e tij e zhytur në korrupsion ka varfëruar vendin.

Ndër të tjera, Noka paralajmëroi kryeministrin se populli shumë shpejtë do t’i japë përgjigjen që meriton dhe t’i japë fund regjimit të tij. Noka gjithashtu theksoi se PD-ja tashmë është e bashkuar ashtu siç e kishte kërkuar populli. 

Do të mbahet mend gjithmonë kjo ditë dhe ky moment dhe do të hyjë në histori më këtë vërshim madhështor i cili ka për qëllim të ndërpresë planin ogurzi të Edi Ramës për asgjësimin e  opozitës. Një person që sundon prej 11 vitesh dhe ka kapur çdo zyrë, blen votën, ndan pasuritë e vendit si tortë dhe është në krye të çdo afere, që udhëton si shejik me avion të paguar nga taksat tuaja.

Të gjitha me paratë tuaj, i bën për tekat e tij personale. Me këtë vërshimin tuaj, ai është më i palumtur dhe nervoz dhe i shqetësuar se nuk ja doli dot të shkatërronte opozitën, atë që i prishi ëndrrën për mbretërinë. Nuk ja doli të shkatërronte PD dhe opozitën shqiptare. Edhe pse na e burgosi liderin me një proces politik, pa fakte, ne jemi sot për ti thënë se opozita është në këmbë, e papërkulur, e bashkuar dhe gjithë energji e gatshme për ta rrëzuar.

Edhe pse korruptoi Mc Gonigalin per “non gratën”, nuk na rrëzoi se ne e kemi rezistencën për luftën për liri. Mc Gonigali u dënua në SHBA, në atë dosje Edi Rama ishte korruptuesi. Sot i themi Edi Ramës se nuk të njohim se ne nuk mund të kemi kryeministër hajdutëNe jemi sot për t’i thënë atij se atë përfundim do të kesh, pa lavdi. Si ndëshkim që do të të japë populli që e tradhtove dhe e shkele me këmbë.

Jemi këtu për t’i thënë se ky shesh do të paracaktojë fundit tënd. Këta njerëz janë dëshmitar që ti jo vetëm do humbësh privilegjet dhe zyrën, por që për ty do të nisë një periudhë e keqe, e papërballueshme. Do të japësh llogari për çdo cent që u ke vjedhur shqiptarëve. Sot jemi për t’i thënë se pushteti është i njerëzve, ndaj asnjë institucion që ti mundohesh të kontrollosh, nuk do dalë dot mbi pushtetin e njerëzve. Jemi sot më të bashkuar se kurrë, siç e keni kërkuar ju prej kohësh. Ne nuk ndalemi deri sa t’i sigurojmë vendit votën e lirë”, tha Noka ndër të tjera., tha Noka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *