“Partizani”/ Jamarbër Malltezi kërkon lirinë, dorëzon në GJKKO shtesën e ankimimit

Spread the love

Avokatet e Jamarbër Malltezit kanë dorëzuar në Apelin e GJKKO shtesën e ankimimit për revokimin e masës së sigurisë.

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha ndodhet prapa hekura pasi po hetohet për çështjen Partizani.

Gjithashtu pritet që të njëjtën apelim do të bëhet edhe nga avokatët e ish kryeministrit Berisha në hetim për akuzën e korrupsionit pasiv për aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani në Tiranë.

GJKKO në seancën e datës 8 nëntor rrëzoi kërkesën e Jamarbër Malltezit për shuarjen e masave të sigurisë.

Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit/personit nën hetim Jamarbër Malltezi, me objekt: “Konstatimi i humbjes së fuqisë së masës shtrënguese “arrest në burg” të caktuar sipas vendimit nr. 112, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj Prof.Dr.Jamarbër Malltezi.”, si të pabazuar në ligj”, thuhet në vendim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *