Aksioni për bllokimin e Kuvendit, Berisha: Nuk njohim asnjë ligj në kundërshtim me Kushtetutën, të gatshëm për grevë urie

Spread the love

Ish-kryeministri Sali Berisha tha nga Kuvendi se nuk do të njohë asnjë ligj që miratohet në kundërshtim të Kushtetutës dhe ligjit.

Reagimi i tij vjen ndërkohë që Parlamenti ka miratuar një sërë ligjesh në seancat e fundit parlamentare të shoqëruara me kaos.

“Shkelmon të drejtat e popullit opozitar. I tmerruar nga ato që kanë abuzuar me pushtetin e tij. E di që me komisionet hetimore parlamentare do t’i nxjerrin atij të gjitha të palarat dhe si përfundim do të dorëzojë mandatin dhe do të shkojë në punë të vet. Aksionin e keni shumë transparent. Do jeni ju të parët që do ta mësoni. Në komision ishit. Parlamenti ekziston si ndërtesë dhe grupi i fuqishëm që mbron Kushtetutën. Të tjerët zhduken si minj.

Greva e urisë dhe çdo akt tjetër do merret në kohën e duhur. Gatishmëria e qytetarëve është për t’u admiruar. Asnjë ligj që kalon në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e vendit nuk do të njihen nga opozita. E patë si kaluan në kundërshtim me ligjin, pa mbledhje komisionet dhe të futur pas karrigeve. Kushtetuta e ndalon përveç se në gjendje të jashtëzakonshme. Nëse ngushëllon veten Edi Rama dhe e quan këtë si të ligjshme, le ta ngushëllojë”, tha Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *