Sali Berisha mbledh Kuvendin Kombëtar më 2 dhjetor, pritet të bëhet votëbesimi i kryetarit

Spread the love

Ish-kryeministri Sali Berisha ka lajmëruar mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike më datë 2 dhjetor në orën 11:00.

Në rend dite është planifikuar të mbahet “votëbesimi i kryetarit të Partisë Demokratike dhe diskutime mbi situatën politike apo aksionin politik të Partisë Demokratike”.

Sipas njoftimit që mban firmën e Flamur Nokës shkruhet se vendimi u mor pas mbledhjes së mbajtur më 9 nëntor.

“Pas konsultimit me forumet, Kryesia e Partisë Demokratike në mbledhjen e datës 9 tetor 2023, vendosi thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike më datë 2 dhjetor, 2023, ora 11.00 në Pallatin e Kongreseve.

Gjatë këtij Kuvendi të Jashtëzakonshëm për fatet e PD, opozitës dhe shoqërisë, në kushtet e një qeverie që ka kapur të gjitha pushtetet, bazuar në statutin e Partisë Demokratike, do të bëhet votëbesimi i kryetarit të partisë. Në rendin e ditës janë edhe disa pika të tjera që lidhen me zhvillimet e brenshme në parti dhe gjendjen ku e ka futur Shqipërinë politika anti-shoqërore dhe anti-kombëtare e Edi Ramës”, sipas zyrës së shtypit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *