Nis me përplasje Komisioni Hetimor për TIMS, PS ‘fut në kurth’ opozitën për Sali Berishën

Spread the love

Komisioni për të Dhënat e Sistemit TIMS është mbledhur këtë hënë në orën 12:00, ku pritet të zgjidhen ekspertët ligjorë për punimet e komisionit.

Komisioni nisi menjëherë me debate pasi Partia Socialiste u tërhoq nga kërkesa për thirrjen si dëshmitar të Sali Berishës që do ta nxirrte nga arresti shtëpiak.

Deputetja Blerina Gjylameti tha se në mbledhjen e kaluar bëri ironi, kur kërkoi thirrjen e Berishës duke bërë një hap pas. Nënkryetari i komisionit tha se Salianji ka bërë falsifikim me listën e dëshmitarëve. Por kryetari i komisionit, Ervin Salianji tha se PS u tërhoq pasi Edi Rama i tërhoqi veshin.

Sipas opozitës, gjatë hetimit do të thirren për të dëshmuar disa nga drejtuesit më të lartë të shtetit dhe policisë, duke filluar nga kryeministri Edi Rama, ish-ministri i Brendshëm, Blendi Çuçi dhe ai aktual Taulant Balla, si dhe do të  kërkohet informacion nga disa institucione shtetërore.

Ndërkohë që përfaqësuesi socialist, Toni Gogu ka deklaruar më herët se puna e këtij komisioni do të bazohet vetëm në fakte dhe jo në thashetheme.

Gogu thotë se thirrja e Berishës në komision është një përpjekje për t’i dhënë pafajësinë Berishës. 

Pas miratimit të planit të hetimit, palët ranë dakord që raporti me konkluzionet e hetimit të prezantohet brenda 20 Korrikut.

Lista e dëshmitarëve do të miratohet nga anëtarët e Komisionit, do jetë në dorën e SPAK nëse Berisha do fitojë lirinë disaorëshe apo jo.

Debati në Komision:

Debati në komisionin për sistemin TIMS

Toni Gogu: Nuk është misioni ynë të nxjerrim nga mjedise ku kolegë tanë vuajnë masat e sigurimit që vuajnë nga drejtësia. Ne nuk marrim kompetencat e drejtësisë. I bëj thirrje sekretariatit teknik të këtij komisioni që të fiksojë mirë që në planin tuaj të jetë ajo që është në procesverbal që cdo përpjekje e juaj për t’u bërë gjyqtar i Sali Berishës të mos ta kthejë këtë në një komision qesharak.

Ervin Salianji: Endrrat që ju folët nuk janë objekt i çështjeve të ligjit, fallxhoreve por kurrë i ligjit. Nëse ju keni sherr me njëri tjetrin nuk është problemi ynë. Kryetari i komisionit deklaron qëllimin e ngritjes së komisionit dhe planin paraprak të hetimeve. Zonja Gjylameti atë ditë por edhe ju zoti Gogu keni propozuar, jo për të bërë gjyq, por duke pasur parasysh tre emra për të dhënë llogari, jo për t’u shfajësuar, unë për të pasur konsensus të gjerë…Rikthejuni procesverbalit, plani i hetimit është 100% dhe propozimet tuaja për thirrjen dëshmitar të Berishës, Bashës apo Bardhit apo cilido që ju mendoni, jemi në dispozicion dhe asnjë frikë që të përballemi pavarësisht kujt partie politike i përkasin.

Në drejtim të zbatimit të ligjit dhe hetimeve që na janë ngarkuar, ne nuk duhet të kemi ndasi, nëse ju ndërmerrni një akt dhe thoni se na tërheqin veshin tek partia, cfarë të bëjmë ne? Nëse vetë-nominohet zonja Gjylameti nuk është problemi im këtu se ju tërheq vëllai i madh Edi. Propozimet që keni, mos hajdeni një ditë me mendjen tuaj dhe një ditë me të tjetrit. Të mbetemi vetëm në fokusin që ka ky komision hetimor. Të mos ketë guxim askush që të falsifikojë procesverbale apo akte. Ne kemi informacione dhe do të jemi të gjithë bashkë këtu për t’i vërtetuar.

Blerina Gjylameti: Çfarë të bëjmë diversion ne mes jush (opozitës), që jeni fije-fije. Midis nesh edhe mund të ketë ndonjë bazë (për të bërë diversion). Të marrësh ironinë dhe retorikën për të vërtetë dhe të bësh një fabul për të nxjerrë Romeon nga ballkoni. Besoj se është rasti të jemi më serioz pakëz. Nuk ka nevojë mes nesh të na tërheqë veshin jeni. Jemi aq të rritur.

Komisioni është ngritur për të hetuar në 2 gusht të 2023 dhe jo kryeministra apo ish-kryeministra. Planin hetimor e propozojnë ekspertët që duhet të votojmë së bashku dhe më pas kalojnë në votimin e dëshmitarëve. Unë nuk kam pikën e problemit që të thërras zotin Berisha, nëse lind nevoja, por po flasim për sistemin TIMS. Institucionin dhe jo individin. Por duhet të vijë vetëm pasi del e nevojshme nga hetimi. Ironinë e kthe në të vërtetë. Unë do vijoj ti qëndroj thirrjes nëse gjatë hetimit del ndonjë ligje.

Por 2023 është një datë.  Por duhet të vijë nga plani i hetimit dhe informacioni që del këtu. Pasi fola dhe diskutova, thash ktheu që nga 2004 kur është ndërtuar TIMS-i dhe ishte ironi, kur është ndërtuar nga SHBA, atëherë të kam thënë, “kur është ngritur nga amerikanët dhe si ka funksionuar dhe ku ka çeduar”. Dhe ironinë kuptojeni prapë.  Aty në procesverbal nuk keni shtuar emrat e tjerë që përmenda me ironi si Koci Xoxe, etj. Por si thirren dëshmitarët? Cfarë mendimi mori njeri këtu që vendos ato emra? Nga ana tjetër, meraku që kam do i lësh këta njerëzit që të mbarojnë punë me drejtësinë dhe pastaj të vijnë këtu. Do ta lësh Romeon (Berishën) të mbarojë punë me drejtësinë pastaj të vijë këtu.

Ervin Salianji: Ju thoni se “unë mendoj se duhet të thërrasim edhe zotin Berisha se ka pasur ngjarje, edhe zotin Basha se TIMS-i ka të bëjë me policinë e shtetit”. Ju thatë këtë dhe ju nëse doni ta nxirrni zotin Berisha, nuk është as ëndrra dhe as qëllimi im. Pastaj, zoti Berisha është Romeo aq sa ju jeni Zhuljeta. Ju  e keni me procesverbal që thoni “të vijë Berisha, Bardhi”. Pastaj sa i përket marrëveshjes, i qëndroj, se Rama nuk e mban fjalën, ja ju u tërhoqët. Keni ndryshuar mendim se u tërhoqën veshin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *