“Zero rol te inceneratorët”/ Raporti i amerikanëve: Si u inskenuan hetimet ndaj Ahmetajt pas përplasjeve me elitën në pushtet!

Spread the love

Raporti i SPAK pasqyron një persekutim të motivuar politikisht të një individi të njohur, gabimi i vetëm i të cilit ishte përplasja me elitën në pushtet.

Një studio ligjore amerikane ka nxjerrë blof Prokurorinë e Posaçme me hetimet ndaj Arben Ahmetajt. Ndryshe nga sa po ndodh me Ilir Beqajn, Jarbër Malltezin apo Sali Berishën, SPAK ngiti një mal me akuza ndaj Ahmetajt, ndonëse ai ishte i vetmi ministër që nuk firmosi në asnjë cep për inceneratorët.

Vetë Ahmetaj ka deklaruar se nuk do të heqë dore nga të bërit drejtësi dhe ai ka kërkuar një analizë të fakteve të SPAK nga studioja ligjore amerikane “Nixon Peabody”. Ata kanë hartuar një raport me 480 faqe, duke analizuar me detaje çdo pretendim të SPAK dhe në fund arrijnë në përfundimin se gjithë procesi ndaj Ahmetajt është i motivuar politikisht, pasi nuk ka asnjë fakt, por vetëm aludime.

Studioja ka në përbërje të saj ish-prokurorë federalë, të cilët janë marrë gjatë me konkluzionet e SPAK. Në dokument thuhet se ai nuk ka firmosu në asnjë moment për inceneratorin e Fierit dhe Elbasanit, teksa për inceneratorin e Tiranës ka refuzuar disa herë kërkesat në kohën kur ishte ministër Financash.

SPAK duket se është mbështetur në një sasi të konsiderueshme provash rrethanore dhe për këtë arsye ka arritur në përfundime të pambështetura mbi bazën e këtyre provave. Si rrjedhojë, sipas mendimit tonë, SPAK nuk ka krijuar disa shtylla kyçe që janë të nevojshme për të konstatuar një rast korrupsioni apo shpërdorimi të detyrës. Në veçanti, SPAK nuk ka identifikuar (a) ndonjë akt zyrtar të veçantë që z. Ahmetaj ka marrë në shkelje të detyrave të tij zyrtare ose (b) ndonjë përfitim që z. Ahmetaj supozohet se ka marrë në këmbim të aktit zyrtar që pretendohet se ka kryer ai”, thuhet në raport.

Po ashtu bëhet me dije se dalja e raportit të SPAK në media ka qenë e qëlimshme. Rrjedhje të tilla krijojnë supozime të padrejta dhe të pasakta për fajësinë e Ahmetajt përpara se çështja të jetë gjykuar. Kjo i jep edhe më shumë krahë dyshimit se motivimet e SPAK-ut për të vënë në shënjestër Ahmetajn janë të natyrës politike dhe jo në shërbim të drejtësisë, thekson kompania ligjore.

Në rastin më të keq, raporti i SPAK pasqyron një persekutim të motivuar politikisht të një individi të njohur, gabimi i vetëm i të cilit ishte përplasja me elitën në pushtet. Megjithëse përpjekjet e Shqipërisë për të luftuar korrupsionin dhe mashtrimin duhen duartrokitur, sulmet e pabaza ndaj individëve të pafajshëm, sepse ata janë kundërshtarë politikë, janë haptazi të padrejta. Prandaj ne besojmë se SPAK duhet të revokojë raportin dhe të pushojë menjëherë hetimin ndaj zotit Ahmetaj”, theksohet më tej.

Studioja amerikane analizon çdo rast me detaj dhe kundërshton konluzionet e SPAK. Aty tregohet dhe për sekustrimin e banesave, udhëtimet me Mërtirin dhe se si Ahmetaj refuzoi të firmoste për inceneratorin e Tiranës.

“Zero rol te inceneratorët”/ Raporti i amerikanëve: Si u

Disa nga konkluzionet e studios amerikane

A. Si Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, z. Ahmetaj nuk ka luajtur asnjë rol dhe nuk ka pasur asnjë përgjegjësi për proceset e kontratës së inceneratorit të Elbasanit dhe Fierit.

Kontratat që rregullojnë partneritetin publik-privat, si ato që diskutohen këtu, rregullohen nga Ligji Shqiptar për Koncesionet dhe Partneritetin Publik Privat, i cili detajon detyrat e agjencive të ndryshme qeveritare në koncesionet publike.

Pjesa dërrmuese e përgjegjësisë bie mbi “Autoritetin Kontraktor”, agjencinë qeveritare me të cilën pala private lidhi kontratë. Autoritetet kontraktore përfshijnë “ministritë e linjës” dhe “njësitë e qeverisjes vendore”, gjë që ka kuptim pasi subjekte të tilla kanë ekspertizë përkatësisht në fushën e tyre lëndore dhe në zonat gjeografike. Prandaj, Autoriteti Kontraktor, me ndihmën e një komisioni ekspertësh, është përgjegjës, ndër të tjera, për identifikimin dhe zgjedhjen e një subjekti privat me të cilin do të jetë partner, duke negociuar kontratën me privatin dhe sigurimin e performancës nga entiteti privat.

Autoriteti kontraktues përkatës për koncesionet e inceneratorëve ishte Ministria e Mjedisit. Ministër i Mjedisit gjatë procesit të koncesionit për të tre objektet e inceneratorëve ishte z. Koka.

Gjatë marrjes së vendimeve përkatëse për kontratat e inceratorit Elbasan dhe Fier, z. Ahmetaj ka qenë Ministër i Zhvillimit Ekonomik dhe Sipërmarrjes. Siç u detajua më lart, miratimi i Ministrisë së Financave për inceneratorin e Elbasanit ishte në fund të vitit 2014 dhe për inceneratorin e Fierit në 16 janar. Z. Ahmetaj shërbeu si Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe sipërmarrjes deri në shkurt 2016.

Pavarësisht, ose ndoshta për shkak të mungesës së qartë të ndonjë lidhjeje midis Zotit Ahmetaj dhe çdo akti zyrtar që ai ndërmori në mbështetje të kontratave të inceneratorit, SPAK krijon lidhje të dobëta dhe në disa raste krejtësisht të rreme midis z. Ahmetajt dhe këtyre projekteve.

Për shembull, SPAK duket se përpiqet të vërtetojë se Zamir Stefani ishte anëtar i komisionit të ekspertëve që këshillonin Ministrinë e Mjedisit për kontratën e inceneratorit të Elbasanit në një përpjekje të pasuksesshme për të lidhur zotin Ahmetaj me atë projekt.

Kjo është qartësisht e rreme për një sërë arsyesh. Së pari, z. Stefani nuk përfaqësonte Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes në komision; në vend të kësaj ai po vepronte si ekspert i pavarur për çështjet ligjore bazuar në përvojën e tij të konsiderueshme. Shih Ligjin për Koncesionet dhe Partneritetin Publik Privat Neni 18 (“Anëtarët e Komisionit duhet të jenë profesionistë me formim juridik, ekonomik dhe teknik dhe profesionistë nga fusha të tjera përkatëse, në varësi të subjektit dhe karakteristikave të koncesionit/partneritetit publik privat”).

Ai komision raportoi drejtpërdrejt dhe vetëm në Ministrinë e Mjedisit. Për më tepër, duke qenë se ishte ekspert i pavarur, z. Stefani mbante përgjegjësi personale në cilësinë e tij individuale për punën e tij në komision.

Së dyti, SPAK nuk paraqet asnjë dëshmi se z. Ahmetaj i ka bërë presion zotit Stefani që të marrë ndonjë veprim apo vendim. Në fakt, SPAK nuk paraqet as prova se z. Ahmetaj ka komunikuar me z. Stefani për punën e komisionit.

Së treti, edhe sikur zoti Ahmetaj të kishte komunikuar me zotin Stefani – gjë që nuk e bëri – Z. Stefani ishte vetëm një zë në një komision këshillues. Z. Stefani nuk kishte fuqi reale për të ndikuar në dhënien e kontratës. Z. Ahmetaj, pra, është e qartë se nuk ka luajtur asnjë rol në kontratat e inceneratorëve në kohën kur ishte Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.

B. Si Ministër i Financave, z. Ahmetaj parandaloi në mënyrë aktive ecjen përpara të kontratës së inceneratorit të Tiranës.

Siç u përmend më lart, Ligji për Koncesionet dhe Partneritetin Publik Privat parashikon kufizime specifike për rolin dhe përgjegjësitë e Ministrit të Financave në koncesione. Shkurtimisht, përveç Autoritetit Kontraktor, Ministria e Financave është e vetmja agjenci tjetër qeveritare që luan

rol në procesin e kontraktimit. Për shembull, neni 42 i Ligjit për Koncesionet dhe Partneritetin

Publik Privat, i titulluar “Mbështetja Financiare”, thotë se projektet që kërkojnë subvencionim nga qeveria, “siç përcaktohet nga studimi i fizibilitetit, duhet të kërkojnë miratim paraprak nga Ministria e Financave në lidhje me çështjet fiskale …”

Në zbatim të këtyre dispozitave, kur z. Ahmetaj u emërua ministër i Financave në shkurt 2016, e vetmja kompetencë e tij për të ndikuar në kontratën e inceneratorit të Tiranës do të kishte qenë të deklaronte nëse fondet e kërkuara nga “Autoriteti Kontraktor” – Ministria e Mjedisit – ​dhe subjektet private ishin të disponueshëm në buxhetin e qeverisë.

Kuptuam që kjo pyetje u analizua në mënyrë gjithëpërfshirëse nga ekspertë të ndryshëm në departamentin e zotit Ahmetaj dhe zoti Ahmetaj u mbështet tek këta ekspertë në marrjen e vendimeve të tij formale. Për më tepër, të dhënat tregojnë qartë se zoti Ahmetaj, si ministër i Financave, u angazhua në një rishikim rigoroz të projektit të inceneratorit të Tiranës të paraqitur nga Ministria e Mjedisit dhe Bashkia e Tiranës.

SPAK vetë vëren se z. Ahmetaj, si Ministër i Financave, refuzoi propozimin fillestar për inceneratorin e Tiranës në prill 2016 për shkak se parashtresa nuk ishte në përputhje me rregulloret në fuqi.

Për më tepër zoti Ahmetaj refuzoi të miratonte tre herë të tjera projektin e inceneratorit të Tiranës sepse kishte fonde të pamjaftueshme në buxhet. Në herën e pestë z. Ahmetaj u informua se plani për projektin e inceneratorit të Tiranës kishte ndryshuar dhe se fondet e qeverisë nuk do të nevojiteshin më.

A. Transaksionet e Pasurive të Paluajtshme

1. Prona në Hamallaj

SPAK pretendon se zoti Ahmetaj ka marrë një vilë në Hamallaj të Shqipërisë nga Klodian Zoto. Është e rëndësishme të theksohet paraprakisht se, pavarësisht pretendimeve të SPAK-ut për të kundërtën, ne kuptojmë se zoti Ahmetaj nuk ka pasur dhe nuk ka pasur kurrë një marrëdhënie me z. Zoto.

Megjithatë, SPAK pretendon se zotin Zoto në mënyrë indirekte ia ka dhuruar vilën zotit Ahmetaj. Bazuar në shqyrtimin tonë, e vërteta e çështjes është se z. Zoto kontraktoi zhvilluesin e vilës ndërsa ajo po ndërtohej, por z. Zoto përfundimisht e refuzoi kontratën dhe refuzoi të paguante zhvilluesin.

Për këtë arsye zhvilluesi ka kërkuar një blerës të ri për vilën, identifikuar si zoti Gerian Kuka. Ne e kuptojmë që z. Kuka më pas e bleu vilën nga zhvilluesi pa asnjë përfshirje të z. Zoto. Në fakt, kontraktori që ka ndërtuar vilën, është në procesverbal që thotë se zoti Zoto nuk ka paguar asgjë për vilën. Akuza se z. Zoto i ka dhënë në njëfarë mënyre vilën zotit Ahmetaj është e pambështetur dhe nuk ka asnjë mbështetje përkatëse provuese. Në të vërtetë, vetë Raporti i SPAK-ut thekson se e vetmja lidhje e drejtpërdrejtë e zotit Kuka me zotin Ahmetaj ishte se ai me sa duket “ka qëndruar me Mirel Mërtirin, Klodian Zoton dhe Arben Ahmetaj, por shumë vite më parë, duke pirë kafe. Sipas mendimit tonë, kjo është mjerisht një provë e pamjaftueshme për të vërtetuar se zinxhiri i ngatërruar i pronësisë rezultoi në një përfitim që z. Ahmetaj mori në këmbim të ndonjë akti zyrtar gjatë kohës së tij në qeveri.

SPAK pretendon gjithashtu se zoti Ahmetaj ka marrë përfitime të tjera të paligjshme në lidhje me blerjen eventuale të vilës nga Erjola Hoxha, bashkëshortja aktuale e zotit Ahmetaj.

Zonja Hoxha dhe familja e saj blenë një apartament si rezidencë pushimi në Hamallaj pranë referencës së vilës më lart, sepse Hoxha udhëtonte rregullisht në zonë për t’u çlodhur. Hoxha e bleu apartamentin në vitin 2017, të pamobiluar dhe të ri, për rreth 45,000 EUR. Më pas kanë vazhduar me mobilimin dhe rinovimin e banesës.

Pak vite më vonë, zoti Ahmetaj dhe zonja Hoxha ishin në një lidhje, por nuk ishin ende të martuar dhe kështu nuk jetonin bashkë. Për shkak se zonja Hoxha në atë kohë ishte shtatzënë, filloi të kërkonte një shtëpi më të madhe. Vila në fjalë në këtë rast ishte 100 metra nga banesa në të cilën jetonin Hoxhat. Vëllai i Hoxhës, i cili është i afërt me disa nga pronarët e zonës, kërkoi përreth për të përcaktuar se kush e zotëronte vilën. Z. Kuka dhe znj. Hoxha dhe familja e tyre më pas vazhduan negociatat për blerjen e vilës. Negociatat e tilla ishin krejtësisht të ndara nga zoti Ahmetaj. Për një kohë të shkurtër, zonja Hoxha mori me qira vilën nga M. Kuka ndërsa familjrët vazhdonin të jetonin në banesën e tyre.

B. Udhëtime me Mërtirin

SPAK akuzon gjithashtu zotin Ahmetaj për udhëtime dhe mikpritje të tjera nga z. Mërtiri. Edhe pse z. Ahmetaj ka udhëtuar herë pas here me ish-mikun e tij z. Mërtiri, në dijeninë e tij, z. Ahmetaj paguante gjithmonë pjesën e tij të udhëtimit. Është e mundur që z. Ahmetaj t’i ketë kërkuar zotit Mërtiri të bëjë rezervime për këto udhëtime dhe që z. Mërtiri të ketë ofruar kartën e tij të kreditit për të mbajtur rezervime të tilla, por z. Ahmetaj beson se pjesën e tij të shpenzimeve e ka paguar gjithmonë incash. Prandaj, z.Ahmetaj nuk ka marrë asnjë përfitim udhëtimi apo mikpritjeje, në dijeninë e tij, nga z. Mërtiri.

Konkluzione

Ndërsa shqyrtimi ynë ishte i kufizuar në ato dokumente dhe materiale në të cilat kishim akses, përkatësisht te raporti i SPAK dhe dokumente të tjera të disponueshme publikisht, ky shqyrtim ishte mjaftueshëm gjithëpërfshirës për të identifikuar shqetësimet kryesore të identifikuara më sipër.

Bazuar në analizën tonë, në lidhje me përvojën tonë të mëparshme në hetimin, ndjekjen penale dhe mbrojtjen e rasteve të korrupsionit publik, ne konstatojmë se rasti i SPAK, siç parashtrohet në raportin e SPAK, është i pambështetur nga provat. SPAK ka dështuar plotësisht të përcaktojë asnjë nga elementët kryesorë të një vepre penale të korrupsionit publik, përkatësisht një veprim apo mosveprim zyrtar dhe një përfitim të dhënë në këmbim.

Më tej, SPAK dështon në mënyrë totale të kuptojë se zoti Ahmetaj nuk ishte kurrë në gjendje të çonte përpara materialisht kontratat për inceneratorët, dhe në fakt e refuzoi disa herë propozimin për kontratën e djegësit të Tiranës.

SPAK gjithashtu tenton të krijojë një lidhje mes zotit Ahmetaj dhe keqbërësve të tjerë të dyshuar në këtë çështje- ndaj të cilëve janë paraqitur prova domethënëse të llojit që mungojnë në rastin e zotit Ahmetaj- përmes një labirinti të ngatërruar personazh dhe subjektesh pa lidhje.

Në rastin më të mirë, raporti i SPAK është rezultat i një hetimi të dobët dhe të keqtrajtuar, që tregon qartë rreziqet e teorive argëtuese të konspiracionit në ndjekjet penale.

Në rastin më të keq, raporti i SPAK pasqyron një persekutim të motivuar politikisht të një individi të njohur, gabimi i vetëm i të cilit ishte përplasja me elitën në pushtet.

Megjithëse përpjekjet e Shqipërisë për të luftuar korrupsionin dhe mashtrimin duhen duartrokitur, sulmet e pabaza ndaj individëve të pafajshëm, sepse ata janë kundërshtarë politikë, janë haptazi të padrejta.

Prandaj ne besojmë se SPAK duhet të revokojë raportin dhe të pushojë menjëherë hetimin ndaj zotit Ahmetaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *