‘Nëse nuk më jep paratë, do t’i tregoj familjes”, zbardhet dëshmia shkokuese e vajzës në Greqi që u përdhunua

Spread the love

Mediat greke kanë publikuar detaje të reja mbi vrasjen e 33-vjeçarit Erjon Pelivani, i cili u ekzekutua nga kunati Fatmir Tarellari, pasi ky i fundit mësoi se i kishte abuzuar seksualisht vajzën.

Sipas dëshmisë së 19-vjeçares, “ajo ishte ngacmuar seksualisht që në moshën 9-vjeçare dhe përdhunimet kanë ndodhur nga mosha 12 deri në 14 vjeç.”.

Në moshën 14-vjeçare, kur fëmija u rrit pak, ajo i tha “se nëse vazhdonte të abuzonte do të denonconte gjithçka”.

Por në momentin kur 33-vjeçarit i duheshin para gjithçka, ai e shantazhonte me videot që i kishte bërë gjatë përdhunimeve.

Viktima i tregoi 50-vjeçares mesazhet që i kishte dërguar kunati nga martesa e tij e dytë, duke i treguar se ai ishte përdhunuesi i saj.

Në njërën prej tyre, 33-vjeçari shantazhonte 18-vjeçaren duke i thënë se nëse ajo nuk i jepte paratë që i kishte kërkuar, të gjithë do të merrnin vesh për fotot dhe videot që ai kishte realizuar teksa ishte. duke e përdhunuar.

“Nëse nuk më jepni paratë, do t’i tregoj të gjithëve dhe familjes tuaj për fotot”, mësohet se ka shkruar kunati i 50-vjeçarit në një nga mesazhet që kërcënonte vajzën e tij.

Siç 18-vjeçarja i ka treguar të atit, shantazhi ka nisur rreth 12 muaj më parë kur vajza mësoi se 33-vjeçari kishte në celularin e tij video dhe foto të akteve të tij të neveritshme.

Që atëherë ai i ka kërkuar shpesh para që ajo të mos i dërgonte familjes dosjet në fjalë.

Videot si dhe mesazhet shantazhuese janë tashmë në duart e policisë greke.

Avokati i babait 50-vjeçar tha gjithashtu se vajza u kishte thënë motrave të saj në përgjithësi për ngacmime seksuale, por jo për përdhunime apo të përmendte emrin e personit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *