Vrasja me snajper e Gëzim Sinomatit në Vlorë, arrestohen disa persona

Spread the love

Disa persona janë arrestuar lidhur me ekzekutimin e Gëzim Sinomatit në Vlorë.

Dje RENEA  zbarkoi me kontrolle të shumta në qytetin e Vlorës pasi kishte dyshime se vrasësit e Gëzim Sinomatit, fshihen brenda në qytet. 

Hetimet janë përqendruar më shumë tek e shkuara e babait Sokol Sinomati.

Përgjatë 24 orëve të fundit janë kontrolluar me dhjetëra vende dhe hapësira, magazina dhe shtëpi të braktisura që dyshohej se mund të fshihen bashkë me makinën që u larguan nga vendi i ngjarjes, por nuk janë lokalizuar.

Mësohet se nga vëzhgimi i një numri të konsiderueshëm të kamerave të sigurisë, hetuesit kanë mundur të sigurojnë disa informacione të vlefshme, të cilat shpresohet se do të shërbejnë në hetime, por burimet shprehen të rezervuara për të dhënë detaje konkrete.

Viktima Gëzim Sinomati nuk rezulton të jetë hetuar asnjëherë brenda dhe jashtë vendit për veprimtari kriminale dhe kjo e lokalizon më shumë hetimin tek ngjarjet e së shkuarës, ku i përfshirë ka qenë i ati, Sokol Sinomati. Ky i fundit, është në burg dhe i ka mbetur për të shlyer edhe 3 vite e 2 muaj të tjerë. I njohur ndryshe me nofkën “buzederr”, ish pjesëtarë i bandës së Gaxhait gjatë trazirave të 97-s, i larguar nga Shqipëria në 2017-n, u arrestua në 2021 në Belgjikë, për çështje droge. Në fund të vitit 2022 ai u ekstradua në Tiranë, për një ngjarje në 2002-in në Skelë, ku i vrarë mbeti Elton Tato dhe u plagos Robert Boraku.

Gëzim Sinomati u vra me tek plumb snajperi në kokë mbrëmjen e 7 janarit, sapo kishte dal në ballkonin e shtëpisë në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë. Agresorët 5 minuta më vonë dogjën makinën, në të cilën në ndenjësen mbrapa u gjet një bllok betoni, i cili dyshohet se shërbeu si mbajtës i armës së krimit. Parkuar në një distancë jo më shumë se 40 m larg pallatit ku banonte i iru Gëzim Sinomati, snajperi kishte fushëpamje nga shënjestra.  Në zonë, në lagjen “Hajro Çakerri” atë kohë rreth orës 22.00, energjia mungoi dhe për 10 minuta ishte errësirë e plotë. Deri tani policia nuk ka gjetur as gëzhoja e as armën e krimit por ka mbledhur rreth 50 kamera sigurie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *