BKH kontroll në shtëpinë e Ilir Metës, gjen luks dhe bizhu të shtrenjta; si gëzoi kur kuptoi se nuk do ta arrestonin

Spread the love

Meta është shfaqur në derë i nxirë, i mpirë dhe me gojën e tharë. Kur një nga hetuesit e BKH i tha se kishin ardhur për një kontroll banese, Ilir Meta befas ka shpërthyer nga gëzimi: Oho, hajdeni, e gjithë shtëpia është e juaja.

Disa ditë më parë, një skuadër e Byrosë Kombëtare të Hetimit ka trokitur në shtëpinë e Ilir Metës te Kodra e Diellit në Tiranë, me një urdhër gjykate në dorë.

Prapaskena mëson se derën e ka hapur vetë Ilir Meta, i cili është nën hetim prej dy vitesh nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash.

Meta është shfaqur në derë i nxirë, i mpirë dhe me gojën e tharë. Kur një nga hetuesit e BKH i tha se kishin ardhur për një kontroll banese, Ilir Meta befas ka shpërthyer nga gëzimi: Oho, hajdeni, e gjithë shtëpia është e juaja.

Anëtarët e skuadrës janë habitur nga sjellja e Metës, i cili me sa duket priste t’a arrestonin, por ku ka kuptuar se bëhej fjalë vetëm për kontroll, nuk e ka mbajtur dot gëzimin.

Ekipi i BKH ka bërë një kontroll të imtësishëm. Nuk pritej ndonjë befasi, pasi Meta është nën hetim prej dy vitesh dhe natyrshëm ka larguar çdo send kompromentues nga banesa.

Megjithatë, hetuesve u ka bërë përshtypje arredimi luksoz i shtëpisë së Ilir Metës, me vlerë qindra mijëra euro, shpenzim i cili nuk figuron në asnjë nga deklaratat e tij të pasurisë nga viti 2003 deri në vitin 2023.

Gjatë kontrollit, hetuesit kanë konstatuar edhe disa bizhuteri floriri, për të cilat Meta ka shpjeguar se janë dhurata që Monika Kryemadhi ka marrë për ditëlindje. Nuk bëhet fjalë për lingota ari, por për disa aksesorë me vlerë disa mijë euro.

Para kontrollit të banesës, ekipi i BKH-së ka kryer një kontroll në zyrat e Partisë së Lirisë.

Disa ditë para, disa ekspertë IT, të besuar të Metës, dyshohet se kanë zhdukur çdo dokument nga kompjuterët në zyrat e Partisë së Lirisë në ish Bllok, hard diskun dhe pajisje të tjera elektronike.

Në 29 mars 2024, Meta denoncoi përmes Petrit Vasilit një vjedhje të pretenduar brenda selisë së Partisë së Lirisë, e cila në fakt është dyqani i Metës.

Në denoncimin dhe kallëzimin penal pretendohet se vjedhja e pajisjeve kompjuterike ka ndodhur më 6 mars pak para mesnate, në orën 23:40.

Vjedhja e pretenduar ka ndodhur para kontrollit nga BKH. Ndërkaq, Ilir Meta kishte dhënë urdhër që asnjë përfaqësues i BKH dhe SPAK-ut të mos lejohej në seli.

Një porosi të tillë ia kishte dhënë edhe gardistit Laert Gjoka që Meta e kishte truprojë prej 11 vitesh.

Laert Gjoka njihet si një djalë besnik dhe serioz nga zona e Lumit të Vlorës, korrekt dhe shembullor.

Ndërkaq, komandati i Gardës së Republikës ka firmosur një shkresë për gardistët që ruajnë funksionarët dhe ish funksionarët e lartë shtetëror që të mos pengojnë asnjë organ tjetër ligjzbatues të bëjë detyrën.

Tre gardistët që ruajnë Ilir Metën në cilësinë e ish Presidentit kanë lejuar ekipin e BKH-së për të ushtruar kontrolle në selinë e LSI-së.

Ky qëndrim ka nervozuar dhe tërbuar Ilir Metën, i cili ka dëbuar gardistin Laert Gjoka që e kishte truprojë prej 11 vitesh.

Meta e ka akuzuar z. Gjoka se ishte shitur tek Edi Rama.

Pas këtij veprim, kreu i Gardës, përmes një shkrese, i ka kërkuar Metës që të bëje propozime për emrat që kërkon nga Garda si shoqërues.

Ndërkaq, Vox Neës ka raportuar se zyrtari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një takim me drejtues të Gardës dhe i ka pohuar se Meta nuk ka nevojë për asnjë gardist.

Në protestën para Bashkisë Tiranë, Meta u shpreh se ‘unë jam Ilir Meta dhe s’kam frikë njeri. Dal rrugëve pa bodyguardë sepse ata që më kishin caktuar nga Garda nuk ishin gardistë, por patronazhistë’.

Muaj e fundit Ilir Meta është pushtuar nga paranojat. Meta vendos në siklet edhe miqtë më të ngushtë, duke i parë nga telefonat, syzet, kopsat, çantat dhe çdo gjë që mund të regjstrojë biseda.

Meta sheh me dyshim çdo bisedë të sinjqertë dhe pothuajse ka kaluar në një komuniki me kode. Në një mbledhje të fundit të kupolës së partisë, Meta shpërtheu ndaj Monika Kryemadhit, duke e akuzuar se ka tërhequr vëmendjen e SPAK-ut me veshje të shtrenja dhe shpenzime. Por, disa nga të pranishmit thanë se shpërthimi i Metës ishte teatral.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *