Liberalizimi i vizave për Kosovën, reagon Begaj: Arritje e merituar, por e vonuar!

Spread the love

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka uruar Kosovën për hyrjen në fuqi të liberalizimit të vizave me Bashkimin Evropian.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj u shpreh se kjo arritje është e merituar, por e vonuar.

 “Urime qytetarëve të Kosovës, të cilët nga sot udhëtojnë pa viza në Evropë! Kjo është një arritje e merituar, por e vonuar. Shpresoj që ky hap të përshpejtojë të gjithë procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE dhe organizatat e tjera ndërkombëtare”, shkruan Begaj në Facebook.

Qytetarët e Kosovës, nga kjo e hënë, 1 janari i vitit 2024, do të mund të udhëtojnë pa viza në 27 shtete të zonës Schengen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *