Berisha sulmon gjyqtaren Irena Gjoka: Unë jam njeri i ligjit, ajo fshihet prapa krimit të saj!

Spread the love

Në një konferencë me gazetarët, ish-kryeministri Sali Berisha ditën e sotme ka sulmuar sërish  gjyqtaren Irena Gjoka.

Gjykatësja Irena Gjoka vendosi masën e sigurisë ndaj Sali Berishës.

Avokatët e Sali Berishës kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka. Në një deklaratë për mediat avokati i ish-kryeministrit Genc Gjokutaj tha se kanë ngritur padi në SPAK ndaj gjyqtares së çështje Irena Gjoka për shpërdorim detyre. 

Sipas Berishës gjyqtarja Irena Gjoka ka dhënë një vendim në kundërshtim me Kushtetutën.

‘Unë jam njeri i ligjit. Ligji e ka të shkruar, ligji thotë: personi, i cili për shkak të detyrës, duhet të marrë një vendim, duhet të vendosë një firmë, duhet të bëjë këtë ose atë, duhet para se të bëjë këtë, të deklarojë me shkrim se nuk është në konflikt interesi.

Sot ky është një parim i sanksionuar. Edhe në gazetari po përhapet, në shkencë po e po. Dmth shkruan gazetari në artikull, në fund thotë se nuk kam asnjë konflikt interesi me këtë. Studiuesit pasivisht sepse kompanitë farmaceutike vërshojnë nga të katër anët për të lobuar për produktin e tyre. Se po të kuptohet se ata ose janë paguar, ose kanë lidhje, ata në komisionet shkencore etike ndëshkohen.

Kjo që është për zyrtarët, që jam në konflikt interesi dhe nuk mund ta trajtoj këtë problem, kjo tani po bëhet standard etik universal. Por zyrtari e ka me ligj. Ajo fshihet, ajo fshihet prapa krimit të saj. Nuk ka gjë më të keqe. Prandaj i bëra thirrje edhe atij ministrit të prokurorisë: Ndihmoje ushtarin e mirë Manja, Ulsi që të thotë të vërtetën shqiptarëve, se ajo e ka fshehur tani, ajo e ka humbur. Por shqiptarët duhet t’i dinë gjërat. Nuk mund të fshihen si në shpella.

Janë zyrtarë, marrin rroga, mbahen me taksat e shqiptarëve. Akt i shëmtuar, një akt i shëmtuar. Se asaj i kërkuan avoketërit e mi. Ia dhanë mundësinë, jep dorëheqjen nga çështja. Ajo jo vetëm që nuk dha dorëheqjen, por i përjashtoi edhe ata nga çështja. Dhe gjeti atë famozen…

… Me shpresë se diku në thellësitë e labirinteve të koshiencës njerëzore të gjykatëses Irena Gjoka, kanë ngelur grimca të dinjitetit dhe integritetit njerëzor. Pra, për t’i dhënë mundësinë asaj që të tregojë se ka gabuar dhe po e korrigjon gabimin.”, tha Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *