Babloku “i var në qafë” 120 milionë Euro në vit; Blendi do të jetë edhe kryetar i Ndihmës Shtetërore

Spread the love

Më 15 shkurt 2024, kryeministri Edi Rama dhe ministri Blendi Gonxhe, dhanë çekun e parë 3 milionë Euro, për 50 deri 100 biznese Start-upe; ndërsa përfituesit do t’i caktojë Ministrja e Sipërmarrjes, Delina Ibrahimaj, për personat që do rekomandojnë deputetët, kryetarët e bashkive dhe kryetarët e PS në zona …

Një javë pas emërimit Ministër i Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit, Blendi Gonxhe, me urdhër të Bablokut ka marrë dhe postin Kryetar i Komisionit të Ndihmës Shtetërore; i cili realisht është një kanal i zi e i nëndheshëm, ku kalojnë heshturazi e klentelisht miliona Euro fonde shtetërore në vit.

Ky komision ndihme, i krijuar më 21 prill 2005, është përdorur si “bankë” qokash e vjedhjesh, që ka dhuruar fonde për ata individë, familje, shoqata e biznese, me listë të caktuar nga kryeministri Edi Rama, ashtu si gjatë 8 viteve pushtet nga Sali Berisha.

Babloku ia ka hequr Komisionin ministrisë së Financave dhe ia ka dhënë ministrit Blendi Gonxhe, si kompetencë drejtimi e miratimi, ndërsa anëtarë kukulla në vartësi të tij, vazhdojnë të jenë 4 drejtorë qendror të qeverisë, të cilët kanë firmosur e po firmosin çdo vendim.

Çeku i parë, që ka udhëruar kryeministri Edi Rama dhe miratuar më 15 shkurt 2024, nga Kryetari Blendi Gonxhe e 4 anëtarët Mimoza Dhëmbi, Brikena Qela, Inida Methoxha dhe Ahmet Mançellari, është 3 milionë Euro për 50 deri 100 biznese start-upe, ndërsa përfituesit do t’i përcaktojë Ministrja e Sipërmarrjes, Delina Ibrahimaj në pazar me kryetarët e bashkive dhe të PS në zona.

Babloku “i var në qafë” 120 milionë Euro në vit;

Edhe fondin afro 40 milionë Euro për fasonët, pavarësisht se është një kreditim bankar sovran, i garantuar nga qeveria nëpërmjet Ministrisë së Financave si shtesë buxheti, Babloku e serviri si “ndihmë shtetërore”, me marifetin për t’ia kaluar në kanalin e komisionit “Gonxhe”.

Me këtë detyrë e kompetencë të re, Babloku i “ka varur në qafë ujkut” Blendi Gonxhe 120 milionë Euro fonde ndihma financiare për vitin 2024; dhe për aq vite, sa të dy të jenë bashkë: njeri kryeministër që urdhëron për fondet, ndërsa tjetri ministër e kryetar komisioni që firmosë shpërndarjen me listë klienteliste.

Sipas skemës së ndihmës shtetërore, milionat do jepen për promovim e zhvillimin të zonave turistike; për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, për projektet e OJF-ve lidhur me mjedisin, trajnime shkencore, sociale, kulturore, arsimore e sportive.

Por dhe ndihmat ndaj familjeve me emergjenca natyrore; për femrat biznesmene, konsulenca, pjesëmarrje në panaire, hapje ekspozitash, financim për kërkime dhe zhvillime inovacionesh.

Siç e thamë, për këtë vit, është caktuar fondi 120 milionë Euro ndihmë shtetërore, ndërsa në vitin 2023, është raportuar se janë dhënë 105 milionë Euro, të cilat janë dhuruar po për persona të lidhur me kupolën e pushtetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *