Dalin pamjet/ SPAK nuk merret me vilat e “sheikëve të politikës”, mësyn në apartamentin e Fatos Tushes

Spread the love

Teksa pasuritë dhe vilat miliona euro të dy politikanëve Ilir Meta dhe Sali Berisha që sulmojnë dhe sfidojnë hapur Drejtësinë e Re, qëndrojnë ende të paprekura, SPAK-u i famshëm vazhdon të bëjë ‘goditje të mëdha’.

Këtë radhë SAPK ka sekestruar një apartament të ish kryebashkakut të Lushnjes, në zonën e Lungomares në Vlorë. pasi ku i fundit e ka kryer dënimin.

SPAK i cili që prej vitit 2021 po kryen hetim mbi pasurinë e ish-kryebashkiakut, ka regjistruar një procedim penal në ngarkim të tij me dyshimet se nuk ka deklaruar dhe ka fshehur pasurinë e tij te të tretë.

Referuar njoftimit zyrtar të Prokurorisë, apartamenti është blerë gjatë kohës që ka ushtruar detyrën e Kryetarit të Bashkisë Lushnjë dhe nuk është deklaruar.

Ai rezulton i regjistruar në emrin e një kompanie që operon në fushën e ndërtimeve, por që hetimet e deritanishme tregojnë që posedohet nga Fatos Tushe.

Ky i fundit u paraqit në datën 10 Prill në Prokurorinë e Posaçme bashkë me avokatin e tij për t’u pyetur në lidhje me këtë pasuri.

Fatos Tushe është dënuar me vendim të formës së prerë për akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe shkeljes së barazisë në tendera me 2 vite e 4 muaj burg, dënim që e ka shlyer.

Ai u arrestua në verën e 2021 në detyrë pasi ishte përgjuar nga SPAK për disa muaj bashkë me disa vartës të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *