Detaje të reja nga vrasja në Fier/ Grei nuk kishte lidhje me konfliktin, ndërhyri për të ndalur sherrin

Spread the love

Zbardhen detaje të reja lidhur me vrasjen e ndodhur dje në Fier ku humbi jetën 19-vjeçari Grei Bihuci.

Mësohet se konflikti ka nisur disa ditë më parë mes dy kushërinjve Florjan dhe Klajdi Muka, të cilët sherrin e kanë pasur me Olsi Serjanin dhe një tjetër djalë të mitur.

Debatet kanë nisur në rrjetet sociale, fillimisht në ‘Snapchat’ për like, e më pas në llogari të tjera të tyre.

Kushërinjtë Muka, Serjani dhe shoku i tij i mitur e kanë lënë dje të takohen për t”u sqaruar. Me Olsin ka qenë edhe Grei Bihuci, i cili nuk ka pasur asnjë lidhje me konfliktin. Sapo janë takuar, biseda ka agravuar në debat deri në përdorim thikash. Bihuci ka tentuar të ndalojë sherrin, por mbeti vetë viktimë, pa asnjë lidhje me konfliktin.

Ndërsa menaxheri i pastiçerisë ku punonte 19-vjeçari tregon se i riu ka qenë në vendin dhe momentin e gabuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *