Drejtori i Policisë pjesë e dosjes së Pëllumb Gjokës? Vocaj i përgjigjet Nokës: S’kam lidhje me asnjë kriminel!

Spread the love

Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, u pyet sot nga gazetarët, në lidhje me akuzat indirekte që janë bërë ndaj tij, nga deputeti Flamur Noka, se është pjesë e përgjimeve në dosjen “Metamorfoza”.

Vocaj tha se nuk ka asnjë dijeni në lidhje me këtë informacion, megjithatë garantoi gazetarët dhe publikun, që në 40 vite karrierë në policinë e shtetit, sipas tij nuk ka pasur asnjë lidhje me grupet kriminale.

“Unë nuk kam informacion të mëtejshëm në kuadër të operacionit Metamorfoza, unë kam qenë drejtor i policisë kriminale, dua t’ju garantoj ju se në 40 vite që kam në policinë e shtetit, nuk kam pasur asnjë kontakt me individë me rekorde kriminale, dhe as kam qenë lidhje e tyre në polici”, u shpreh Vocaj në konferencën me gazetarët.

Vocaj ka qenë një prej drejtuesve të policisë së shtetit, që ka mbajtur grada dhe pozicione të ndryshme brenda strukturës, ku shërben prej 40 vitesh.

Në dosjen Metamorfoza, përgjimet e të cilës janë duke u hetuar nga SPAK, përfliten sit ë përfshirë edhe drejtues të lartë të policisë së shtetit.

Përveç Oltion Bistrit, ish-shefit të operacionales, tashmë i arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme.

Si pjesë e dosjes ‘Metamorfoza’ i arrestuar është edhe investitori strategjik i qeverisë Rama, Përllumb Gjoka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *