A e ka gati ‘Federata’ e opozitës kandidatin për kryeministër? Meta “i bën bisht” pyetjes: Emri im do udhëheqë Partinë e Lirisë!

Spread the love

I pyetur nëse opozita ka në tryezë një emër kandidat për kryeministër dhe se a mund të jetë ku Ilir Meta, ai tha se emri i tij do udhëheqë Partinë e Lirisë.

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar bashkimin e pjesshëm të opozitës në Federatë, ku mungon firma e Dash Shehit, Idrizit dhe Bashës.

Meta tha se i është bashkuar kësaj iniciative sepse është në përputhje me objektivat e Partisë së Lirisë dhe synojnë kthimin e vendit në ‘shinat Kushtetuese’.

Mua më është propozuar një dokument si kreu i PL, nga ana e PD dhe ai dokument që është bërë publik është shumë parimor dhe në përputhje me qëllimet dhe objektivat e PL. Se kam parë kush e ka firmosur por e kam firmosur sikurse do firmosja çdo gjë që është pozitive që i shërben përpjekjeve të përbashkëta për të rikthyer vendin në shinat kushtetuese, për të pasur demokraci funksionale”, tha Meta.

I pyetur nëse opozita ka në tryezë një emër kandidat për kryeministër dhe se a mund të jetë ku Ilir Meta, ai tha se emri i tij do udhëheqë Partinë e Lirisë.

Sa i takon emrit tim besoj se emri im do udhëheqë PL, e cila do jetë jo vetëm një ndër tre forcat kryesor e politike, por do jetë faktor kryesor dhe katalizator për ndryshimin në vend. Preferojmë një kandidaturë sa më gjithëpërfshirëse”, tha Meta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *