Zëdhënësja e Navalnyt konfirmon vdekjen e tij, kërkon që trupi t’i kthehet familjes

Spread the love

Zëdhënësja e Alexei Navalny ka konfirmuar vdekjen e liderit të opozitës ruse dhe kundërshatarit më të madh të presidentit Vladimir Putin. 

Navalny ndërroi jetë mesditën e djeshme, ndërsa trupi i tij ndodhet pranë hetuesve.

Sipas BBC, zëdhënësja e Aleksei Navalny, Kira Yarmysh, ka kërkuar që trupi i Navalny t’i dorëzohet menjëherë familjes së tij, pas konfirmimit zyrtar të vdekjes së tij.

Lajmi u bë i ditur nga shërbimet e burgut, të cilët deklaruan se Navalny është ndjerë keq pas një shëtitje, duke humbur vetëdijen.

“Më 16 shkurt 2024, në koloninë nr 3, i dënuari AA Navalny nuk u ndje mirë pas një shëtitjeje, duke humbur vetëdijen.

Menjëherë kanë mbërritur punonjësit mjekësorë të institucionit dhe është thirrur ekipi mjekësor i urgjencës. Mjekët e urgjencës kanë konfirmuar vdekjen e të dënuarit”, u tha në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *