Ali Ahmeti rikthen Edi Ramën pas 13 vitesh në Bashkinë e Tiranës

Spread the love

Kryeministri Edi Rama është rikthyer këtë të enjte në bashkinë e Tiranës për të marrë pjesë në ceremoninë e dekorimit të kreut të Bashkimit Demokrat për Integrimin në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti me titullin “Qytetar nderi” i kryeqytetit.

Në një ceremoni ku morën pjesë krerët më të lartë të shtetit dhe ish-presidentë, Edi Rama foli me superlativa për figurën e Ali Ahmetit, duke e cilësuar atë si një nga shqiptarët më të mirë të historisë.

Sot Tirana nderon një shqiptar ndër më të mirët të historisë shqiptarë. Një histori me mundime të mëdha dhe për shkak të fuqive të mëdha për të cilët Shqipëria ishte një bezdi. Nuk besoj se ka komb tjetër që e ka vuajtur më shumë përçarjen mes vetit. Ali Ahmeti një shqiptar që iu ngjit maleve të rezistencës për liri dhe të drejta në Maqedoni.

Por me armë nuk kërkoi gjakderdhje, por vendosi në rendin e ditës domosdoshmërinë e pranimit të shqiptarëve. Armët në krahun e asaj rezistence nuk synonin ndarjen e Maqedonisë, por bashkimin e saj në të njëjtin flamur të popullit shqiptar dhe maqedonas. Rruga që hapi Ali Ahmeti ishte ajo e një misioni patriotik paqeje. Armët nuk ishin një shaka aventurierësh, por deklarata e sosjes së durimit nga shpërfillja diskriminuese.

Është ende herët për t’u shkruar historia e këtij shqiptari ndër më të mirët. Ali Ahmeti është mjeshtri më i madh i përdorimit të armës së diplomacisë. Pa Ali Ahmetin, shqiptarët në RMV nuk do të ishin në ditën e tyre më të mirë”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *