Ish-deputetja fut në kaos Spitalin e Traumës: Mazllumin e bën Kiço!

Spread the love

Por kjo është vetëm maja e një ajzberku të tmerrshëm që e ka kthyer Spitalin e Traumës në një problem të madh ku çdo ditë bie telefoni i dy ministrave. Madje ka javë edhe i Kryeministrit, i cili ka dhënë urdhër që të largohet drejtoresha. Po mirë po kush do vijë?!

Dy javë më parë folëm për një anomali që ndodhi në Spitalin e Traumës në Tiranë. Ku drejtoresha Edlira Bode spostoi profesionistët më të mirë të këtij institucioni të rëndësishëm dhe i zëvendësoi me tarafin dhe klientelën e saj.

Por edhe pse lajmi mori dhenë e pati mjaft reagime, drejtoresha ish-deputete ndërmori një lëvizje të re dhe e bëri lëmsh të gjithë institucionin. Struktura e re e miratuar nuk ishte asgjë para “gjenisë” së sistemimit të njerëzve në vendet e punës, ku në mënyrë të padiskutuar dhe pa folur me mjekët e personelin ka zhvendosur infermierë nga reparti në repart, që në një spital është një zhvillim skandaloz.

Se të çosh një kryeinfermier kirurgjie të kartoteka dhe anasjelltas, është thjesht një vrimë e madhe në ujë. Ku realisht kanë nisur të shihen edhe problemet e mëdha. E gjitha kjo lëvizje nuk se është bërë me interesin për të shtriqur ujëra apo kockat, por thjesht për interesa të vogla e lidhje personale.

Kjo manovër ka sjellë një problem shumë të madh, sa e ka kthyer një nga ekselencat e shëndetësisë në Shqipëri në një institucion në kaos total.

Institucion ku ka burime njerëzore të nivelit të lartë, të cilët as janë pyetur as janë konsultuar. Por jo vetëm mjekët, por edhe personeli tjetër që janë infermierët, apo operatorët e instrumenteve të domosdoshme që bëjnë diagnostikimin.

Spitali i Traumës është një institucion shëndetësor ku ministria e Shëndetësisë bën politikat e furnizimit e materialeve të duhura, por gjysma e ajkës së personelit të këtij spitali janë efektiv i Forcave të Armatosura, ku në një ditë të nevojshme, janë gati të bëhen pjesë e një spitali ushtarak.

Sa për informacion, pjesa më e trajnuar e këtij spitali kanë grada ushtarake, të trajnuar në universitetet më të rëndësishme Perëndimore, me bursa dhe investime të NATO-s, e cila e ka konsideruar Spitalin e Traumës në Tiranë, si një qendër e rëndësishme e shëndetësisë ushtarake në Ballkanin Perëndimor. Sa për ilustrim, as Maqedonia e Veriut e as Kosova, nuk kanë një spital ushtarak.
Pra në thelb sot ky spital nuk e ka mundësinë e aktivizimit të ‘know how’ që ka sepse drejtoresha e ka kthyer atë në një brigadë kooperative.

Sepse të gjithë njerëzit më të specializuar janë në qoshe, dhe janë promovuar kryesisht personazhet më të patrajnuar e të pakualifikuar. Një skandal që nuk duhet të ndodhë në një institucion të niveli të tillë. Sepse mund të emërosh njerëz jo të aftë në zyrë arkivi apo kartotekë, por nëse vendos mjekët e infermierë e gabuar, çon për bojë jetë njerëzore.

Dhe më e tmerrshmja e kësaj situata është se ministria e Shëndetësisë, dhe ajo e Mbrojtjes e di mirë situatën në Spitalin e Trumës por nuk lëviz gishtin thjesht sepse s’duan të besdisin ish-deputetën dhe klanet që e kanë vendosur atë.

Por kjo është vetëm maja e një ajzberku të tmerrshëm që e ka kthyer Spitalin e Traumës në një problem të madh ku çdo ditë bie telefoni i dy ministrave. Madje ka javë edhe i Kryeministrit, i cili ka dhënë urdhër që të largohet drejtoresha. Po mirë po kush do vijë?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *