Sara Gjordeni sqaron situatën me një postim të gjatë, deliri i saj i kalon kufinjtë shqiptarë; e quan veten Griselda Blanco

Spread the love

Sara Gjordeni është përjashtuar nga formati i ‘BBV3’ mbrëmjen e sotme pas konfrontimit fizik me Françeskën në tualet.

Pas daljes nga shtëpia, Sara ka reaguar në mënyrë të menjëhershme në rrjetin e saj social të Instagram-it ku ka sqaruar gjerë e gjatë çdo situatë brenda shtëpisë duke u bazuar dhe në komentet që publiku ka bërë dhe ajo ka mundur ti shikojë pas daljes nga formati.

Postimi i plotë:

“Veprimi me Françeskën ishte një akumulim i mëse 30 rasteve nxitjeje dhe ofendimesh të vazhdueshme, siç edhe mesa shoh është vënë re edhe nga ju. Unë nuk e mbaj veten për vajzë e cila ka fjalor të pasur ofendimesh. Rritur në një shtëpi me burra, arrita tek “veprat”. Të cilat, e pranoj, nuk ishin të hijshme, POR, i qëndrova fjalës që thashë se nuk do i falja më asnjë ofendim. Për mua qëndrimi i saj në shtëpi është i padrejtë dhe reflekton gjykimin e PASOJËS, jo të SHKAKUT, dhe peshku qelbet nga koka…

Nuk kam fjalë! Po përpiqem të lexoj çdo mesazh/koment që mundem dhe shoh që 95% e tyre janë pozitiv! Nuk e kam pritur sepse me guximin tim prej “budallai: prisja shumë më keq. Ju dua me gjithë zemër. Në vijim doja t’ju jepja ekskluzivisht disa deklarata të shkurtra nga vetë dora ime, përpara se t’i deformojnë mediat:

Që do të thotë, duhej dënuar edhe shkaku, jo vetëm pasoja, përfaqësuar nga unë në këtë rast. Kërkoj ndjesë publike për agresivitetin që përmbante veprimi im, por askush në vendin tim, ju siguroj, do kishte dalë nga vetja në një mënyrë apo në një tjetër, kur ofendimet e padrejta arrijnë atë lloj caku…

Të paktën dola nga ajo shtëpi si një banore e cila nuk sulmoi askënd e para dhe kjo ishte shenjë e vetëbesimit tim të lartë.

Sa për Bardhin. Është djali më burrë aty brenda. Babai i fëmijëve të mi dhe askush i tretë nuk do lejohet të bëhet kurrë shkak i një ndarjeje sepse çfarë ndiejmë unë dhe ai, atë e dimë vetëm ne. njerëzit, të cilët kanë besuar tek ne, ruajnë një vend të veçantë në zemrën time dhe ju përulem për mbështetjen që na paskeni dhënë kur isha në shtëpi.

Për Meritonin

Po shoh komente. Turp. Unë, Bardhi, Meritoni, nëse nuk e keni ndjekur 24/7 ishim i vetmi grup real ditët e fundit në shtëpi. Madje i vendosëm emër: #papanik. Meritoni ditët e fundit ka qenë mëse i sëmurë, me infuzione dhe pa imunitet, përpara Prime pati edhe një episode ku u ul në tokë në dush dhe mendoi se i ra të fikët. Gjithashtu u ndje i tradhtuar nga shtëpia me situatën e rri[it, ku as Ilnisa nuk i doli në krah e të vetmit që i ndejtën pranë isha unë dhe Bardhi. Kjo shpjegon afërsinë tonë. Mendjeve perverse thjesht t’u vijë turp.

Sot ishte planifikuar të shihnit linjën e jetës sime dhe Lunën në shtëpi nqës nuk do kisha bërë atë gabim dhe ju siguroj që për çdo veprim timin aty brenda do kishit një tjetër perceptim…totalisht. Kjo mundëse ishte e shkruar të mos më jepej dhe është i vetmi peng që kam nga kjo eksperiencë. Për çdo gjë tjetër, do jemi këtu.”

Dhe në fund Sara e mbyll postimin me një delir të pashpjegueshëm (nëse mund të quhet i tillë), duke kujtuar se pjesë e mafias:

Me dashuri La Bella Mafia aka Griselda Blanco

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *