“Unë filloj dhe agravohem, e kupton?”, Albano imiton Elsa Lilën; Robert Berisha nuk mban dot të qeshurën 

Spread the love

Dyshja Albano-Robert e kanë nisur ditën së bashku tek “Ferma Vip”, ku dhe kanë pirë kafe në verandë. Në një moment, biseda mes tyre kthehet edhe më gazmore pasi Albano fillon të imitojë këngëtaren Elsa Lila.

“Jo, kurrë nuk e kam në natyrë të shaj njerëzit, por në qoftë se unë nuk ulem aty ku isha, e para dielli mua më bie direkt parainfarkt, e dyta më vë në një gjendje mentale të tmerrshme. Unë filloj dhe agravohem, e kupton? Dhe nuk bëj dot muzikë baroke”, tha Albano në një zë “lozonjar” duke imituar veprimet e Elsës.

Ky veprim ka shkaktuar të qeshura pafund mes tyre dhe e ka kthyer atmosferën edhe më gazmore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *