“Zgjedhorja” nis mbledhjen online, Alibeaj thirrje Nikollës: Garanto kushtet që Komisioni të jetë me prezencë fizike

Spread the love

Ka nisur online mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore, pasi salla u bllokua sërish nga deputetët e Berishës dhe Bardhit.

Në këtë mbledhje kanë marrë pjesë Klodilda Bushka, Erilda Bano, Etilda Gjonaj, Kreshnik Çollaku, Indrit Sefa, Ermonela Felaj dhe Enkelejd Alibeaj.

Bashkëkryetari i komisionit të Reformës Zgjedhore, Enkelejd, Alibeaj, ka folur në nisje të punës së këtij organi. Ai iu drejtua kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës, ku i kërkoi të garantojë kushtet, që komisioni parlamentar për Reformën Zgjedhore të zhvillohet me prezencë fizike.

“Duhet të jemi të drejtë dhe të sinqertë me ecurinë e komisionit dhe ngjarjet e fundit. Thirrja ime, siç ishte edhe një javë ë parë, i adresohet zonjës Nikolla, në cilësinë e kryetares së Kuvendit që të garantojë zhvillimin normal të veprimtarisë normale të veprimtarisë së këtij Komisioni. Nga ana ime do jetë kërkesa sistematike dhe insistuese, që nga ana e autoritete, që të garantojë zhvillimin aktiv dhe fizik të veprimtarisë së Komisionit të Reformës Zgjedhore. Deputetët e PD i qëndrojmë asaj, që mbledhjet e komisioneve, jo vetëm e këtij, por të gjitha komisionet të jenë me prani fizike”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *