Agrikultura në Klik Ekspo Group, AIDA: Ja pse duhet investuar në Shqipëri

Spread the love

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) mbajti një takim informues në panairin Klik Ekspo Group me temën “Roli dhe kontributi i AIDA-s drejt tërheqjes së investimeve në agrikulturë”.
Moti me klimë mesdhetare, shumica e ditëve me diell, mikroklima të përshtatshme për zhvillimin e disa kulturave bujqësore, kostot konkuruese, lokacioni gjeografik optimal, lehtësitë doganore, incentivat dhe taksat konkurruese krah lehtësisë që ofrojnë, dy aeroporte dhe 4 porte, e bëjnë Shqipërinë një vend të përshtatshëm për biznes, sipas Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve. përgjegjëse e sektorit të investimeve, parashtroi arsyet pse duhet investuar në Shqipëri, duke vënë në dukje klimën pozitive për investimet, trajtimin e barabartë, mospasjen e nevojës për autorizim paraprak, moslimitimin e përqindjes për kompanitë e huaja, mbrojtje e veçantë nga shteti, etj.
“Ne si institucion promovojmë sektorë rë ndryshëm të ekonomisë, mes të cilëve është edhe sektori i bujqësisë. Jemi përpjekur të kontaktojmë edhe investitorë të huaj duke iu prezantuar Shqipërinë dhe potencialin që kemi. Te bujqësia kemi avantazhin e klimës, që mundëson të kemi prodhime bujqësore të shumta në sasi të madhe dhe cilësi shumë të mirë të produkteve. Ajo që synojmë edhe me fushatat tona, është që të mos kemi thjesht një sasi bruto të produkteve tona, por t’i bëjmë edhe një lloj përpunimi që të sjellim edhe një vlerë të shtuar në tregun shqiptar”, tha Zotaj.
Ajo vërejti se sasinë e madhe të prodhimit dhe cilësinë e kemi parë sidomos te bimët mjekësore, pjesa më e madhe e të cilave eksportohet, gjë që është tregues edhe për cilësinë.
Sa i takon peshës që ka bujqësia në Prodhimin e Brendshëm Bruto (GDP) të Shqipërisë, Zotaj theksoi se vlerat luhaten.
“Ne jemi shpresëplotë që ndikimi i bujqësisë, jo vetëm në GDP, por edhe në vlerat e punësimit që vazhdojnë të jenë të larta me 34% të popullsisë të angazhuar në bujqësi, tregojnë një avantazh që Shqipëria ofron”, tha Zotaj.
Investimet Strategjike në Panairin e Klikut, Xhembulla: Tërheqja e turistëve elitarë dhe investitorëve ekselentë përparësi
Forumi i organizuar në panairin ndërkombëtar të Tiranës 2023 nga Klik Ekspo Group, me fokus turizmin, përcaktoi disa prej strategjive të qeverisë shqiptare që synojnë promovimin e Shqipërisë dhe tërheqjen e sa më shumë turistëve.
Autenticiteti, rritja e standardeve dhe qëndrueshmëria janë linjat kryesore mbi të cilat po punohet, ishin në fokus të këtij takimi.
Zëvendësministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Almira Xhembulla, u ndal më kontretisht te vizioni për investimet strategjike.
“Ngritja e qendrës së vizitorëve për Vjosën është një prej tyre, sepse tashmë është shpallur Park Kombëtar dhe është lumi i fundit i egër në Evropë. Ne duam që të krijojmë turizëm të qëndrueshëm gjithëvjetor dule konservuar edhe trashëgimitë natyrore. Ne synojmë të tërheqim në Shqipëri investitorë me ekselencë që do të ofrojnë standarde, duke ofruar subvencione dhe lehtësi fiskale. Për t’iu përgjigjur dinamikave të turizmit po punohet për përmirësimin e kuadrit ligjor për turizmin dhe po ashtu për strategjitë që duhen ndjekur”, tha Xhembulla.
Ndërsa viti 2023 shënoi bum turistësh në vend, me rreth 9 milionë vizitorë, sfidat për vitin e ardhshëm janë disa. Mes turizmit masiv dhe atij elitar, mes ruajtjes së pasurisë e trashëgimisë natyrore dhe përdorimit të imazheve mahnitëse të vendit në funksion të promovimit, ekspertët kërkojnë edhe përmirësimkn e standardeve të akomodimit në struktura hoteliere dhe resorte që u përgjigjen kërkesave të vizitorëve.
Drejtoresha e Agjencisë së Turizmit, Zana Çela tha se rritja e numrit të turistëve e ka vënë agjencinë para objektivit të krijimit të një turizmi të qëndrueshëm.
“Pyetja që kemi shtruar ka të bëjë me promovimin. Panairet janë të rëndësishme për turizmin e qëndrueshëm dhe për këtë, trend ka qenë marketimi online. Ndaj ne krijuam aplikacion TEA – Turism Events in Albania që ka pasur 25 mijë shkarkime nga 76 vende të botës. TEA është një kalendar kombëtar eventesh. Përveç lokacioneve natyrore, eventeve kulturore e artistike që njoftohen në aplikacion për gjithë Shqipërinë, vitin e ardhshëm do të ketë krah eventeve edhe sugjerime të strukturave hoteliere që turistët të shtojnë ditët e qëndrimit në vend”, sqaroi Çela.
Ajo përmendi edhe konkursin e fotografisë mbi Shqipërinë turistike, ku kanë marrë pjesë 7800 punime nga 42 vende dhe që promovon vendin, duke shpallur 36 aplikantë ambasadorë të Shqipërisë turistike.
Zak Topuzi, kreu i Shoqatës Shqiptare të Hotelierëve, tha se ka nevojë për më shumë struktura akomoduese, sidomos ato të cilësisë së lartë për turizëm elitar. Duke kërkuar të bëhemi gati për turizmin kinez, ai tha se segmentet që lidhin qendrën me veriun do të jenë të rëndësishme, sepse 60% e turistëve vijnë në zonën Golem-Velipojë dhe mes tyre shumica janë shqiptarë.
Sipërmarrësit nga Serbia, interes për eksploruar më tej bashkëpunimin me tregun shqiptar
Dhoma Serbe e Tregtisë përfaqësohet në edicionin e 29-të të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, si një partnere e rëndësishme dhe e qëndrueshme, në vijim të një bashkëpunimi të ngushtë prej afro 20 vitesh. Duke përfshirë pjesëmarrjen e 22 kompanive në sektorë të ndryshëm kryesisht në ndërtim, indrustrinë ushqimore, të prodhimit të ushqimit të kafshëve, industrinë e tekstileve dhe të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *