BKT merr 160 milionë Euro kredi te BKT; modeli i ri i pastrimit të parave nga mafia bankare turke

Spread the love

Një skemë e tillë nuk është bërë as brenda bankave në Ugandë, Somali e Kolumbi që janë “gropa të zeza” të parave të krimit e drogës, por e bëri BKT në Shqipërinë që ka nisur negociatat për në BE; veprim që nga ekspertët e Ministrisë së Financave, konsiderohet skemë pastrimi parash, e lejuar nga mafia që komandon qeverinë dhe Bankën e Shtetit…

Kemi publikuar shumë raste, për biznesmenë e oligarkë që kanë shpallur fiktivisht falimentin, ose kanë transferuar aksione te filialet dhe familjarët e tyre, për të shmangur taksat, faturat e energjisë, ujit, sigurimet shoqërore të punonjësve dhe këstet e kredive bankare.

Por informacioni që disponon “Pamfleti”, denoncon një marifet kredie të brendshme për rekord “Guinness”, që kanë bërë para një jave pronarët turq të Bankës Kombëtare Tregtare, duke qarkulluar letra financiare fiktive huaje brenda bankës së tyre.

Nën dirigjimin e drejtorit turko- pakistanez, Seyhan Pencablıgil, njëherazi “Konsull Nderi” i Pakistanit në Shqipëri; BKT ka marrë 160 milionë Euro kredi për 30 vite të BKT-ja; që do të thotë, se ka marrë hua tek vetja, tamam sikur dora e majtë t’i japë borxh së djathtës.

Motivin e marrjes së kredisë te vetja, mafiozët e BKT-së e sqarojnë si masë ristrukturimi humbjesh financiare, për të përballuar pagesat e kërkuara nga klientët, zgjerimin e shërbimeve dhe detyrimet ndaj të tretëve.

Por sipas regjistrit tatimor dhe sipas bilanceve të paraqitura në QKB, rezulton se  BKT në 10 vitet e fundit ka dalë me fitime shumë të mëdha, madje në vitin 2022 ka dalë me fitim 11.6 miliardë lekë të reja, ose 116 milionë Euro.

Pronarët e BKT-së mund të bëjnë çfarë të duan me fitimet, por gjersa aktiviteti i kësaj banke turke bëhet në Shqipëri dhe nën juridiksionin tatimor e ligjor të Shtetit Shqiptar, Banka e Shtetit si institucion qendror mbikëqyrës i veprimtarive bankare private, duhet ta hetojë administrativisht këtë lloj huaje mashtruese me vlerë 160 milionë Euro, që BKT ka marrë te vetja e saj.

Ndërsa Anti-krimi Financiar dhe SPAK, duhet të fillojnë hetimet penale, me bazë indicien konkrete, për skemë pastrimi parash me transferta ilegale jashtë Shqipërisë apo në aktivitete të tjera; siç është biznesi i kullave e resorteve, që mafiozët turq të BKT kanë nisur të ndërtojnë në qendër të Tiranës dhe në bregdetin jugor me lejet e Edi Ramës.

Duhet të fillojë hetimi ndaj këtij rasti kredie fiktive 160 milionë Euro, që BKT ka marrë në BKT, sepse në këtë bankë, Shteti Shqiptar depoziton pagat e administratës publike, qeveria ka marrë kredi si garant për investitorët strategjikë, koncesionarët e oligarkët duke lënë peng pasuritë publike, por edhe për faktin që ka mijëra depozitues.  

Një rast i tillë sa i çuditshëm aq edhe skandaloz, nuk ka ndodhur as brenda bankave në Guatemalë, Salvador, Ugandë, Bolivi, Somali e Kolumbi që janë “gropa të zeza” të parave të krimit e drogës, por ja që e bëri BKT, në Shqipërinë që ka nisur negociatat për në BE.

Pra, banka që bën thirrje për dhënie kredie e në vlera të mëdha, ka marrë 160 milionë Euro kredi te vetja e saj; veprim që nga ekspertët e Ministrisë së Financave, konsiderohet skemë pastrimi parash, e lejuar nga mafia që komandon qeverinë dhe Bankën e Shtetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *