Hetimet pasurore të grupeve kriminale shqiptare në Britani, ambasadori King Smith dy orë takim me Dumanin në SPAK

Spread the love

Ambasadori britanik King Smith ka ‘zbarkuar’ ditën e sotme në SPAK.

Ambasadori britanik Alastair King-Smith, prej dy orësh po zhvillon një takim me prokurorët dhe drejtuesin e SPAK, Altin Dumanin.

Mësohet se fokus i takimit janë hetimet pasurore dhe grupet e narko-trafikut shqiptar BE-Britani e Madhe.

Mbi vizitën që ka zgjatur rreth dy orë nuk ka pasur një njoftim paraprak nga SPAK dhe as ambasada britanike.

Në largim, Alastair King-Smith nuk preferoi të mbante një prononcim për gazetarët.

Kujtojmë që prej kohësh në Britani mafia shqiptare ëhstë kthyer në një shqetësim serioz, jo vetëm për emigracionin e paligjshëm, por edhe për narkotrafikun.

Janë të shumtë shqiptarët që rrezikojnë jetën për të hyrë në Britani dhe për të punuar më pas në “fermat e kanabisit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *