Oligarkët e Putinit fusin në xhep financat shqiptare dhe BSH, Parlamenti ngre komision që të mos kapin portalet

Spread the love

Nga ana, tjetër, Vladimir Putin, përmes një rrethi oligarkësh pranë tij, të sanksionuar nga SHBA-të, ka depërtuar thellë në ekonominë shqiptare, duke kontrolluar pjesërish sistemin bankar, tregun e telefonisë, industrinë naftë nxjerrëse tregun imobilar, duke ndërhyrë në të dhënat personale etj.

Kuvendi i Shqipërisë, me propozim të PS, do të miratojë ngritjen e një Komisioni i Posaçëm Parlamentar për të monitoruar dhe mbrojtur portalet dhe llogaritë në rrejtet sociale nga dora e zezë ruse dhe kineze.

Në parim duket një nismë e drejtë, për të penguar, përmes masave parandaluese, ndërhyrjet e regjimit të Vladimir Putinit dhe Kinës në demokracinë tonë në zhvillim dhe si vend i rreshtuar prerë me Perëndimin që nga koha e Skënderbeut.

Oligarkët e Putinit fusin në xhep financat shqiptare dhe BSH,

Por, para se të merren masa për një ndërhyrje të mundshme të Kinës dhe Putinit për të kapur portale dhe përdorur llogari në rrjetet sociale për qëllime dizinformimi, Kuvendi i Shqipërisë do të ishte mirë të merrte masa, për diçka që ka ndodhur dhe po ndodh, raporton Prapaskena.

Për shembull, të ngrihet një komisionin hetimor se pse kinezët e Bankes, me pagë secili rreth 1 milionë euro në vit, kanë shënuar mbi 4 miliardë euro të ardhura nga nxjerrja e naftës nga nëntoka shqiptare, por paguajnë zero taksa, pasi çdo vit manipulojnë shpenzimet sipas disa raporteve të AKBN, Albpetrol dhe KLSH.

Nga ana, tjetër, Vladimir Putin, përmes një rrethi oligarkësh pranë tij, të sanksionuar nga SHBA-të, ka depërtuar thellë në ekonominë shqiptare, duke kontrolluar pjesërish sistemin bankar, tregun e telefonisë, industrinë naftë nxjerrëse tregun imobilar, duke ndërhyrë në të dhënat personale etj.

Nëse publiku është i qartë tashmë për zhvatjen 20-vjeçare të pasurisë nëntokësore shqiptare nga kinezët e Bankers, depërtimi rus në financa ndoshta duhet shoqëruar me disa evidenca më konrete dhe të detajuara. Prapaskena sjell edhe një herë në vëmendje këtë depërtim me emra, lidhje dhe fakte konkrete.

Kapja e financave nga oligarkët e putinit

Bankat e nivelit të dytë dhe të tretë në Shqipëri veprojnë nën kujdesin e Bankës së Shqipërisë, e cila që nga viti 2015 drejtohet nga Gent Sejko.

Oligarkët e Putinit fusin në xhep financat shqiptare dhe BSH,

(Prapaskena ka sjellë fakte dhe prova se si Sejko e ka përdorur dhe po e përdor Bankën e Shqipërisë për përfitime personale dhe familjare, me gruan Elona Sejko që u shet mijëra kredi të këqija kompanive të mikrokredive të licencuara nga Sejko apo me kunatin Elton Gjipali me kompani për mbledhje të kredive të këqija, licencuar nga Sejko, apo sërish me gruan drejtoreshë e një banke të nivelit të dytë që kontrollohet nga Sejko në kuptimin e ligjit).

Por, Gent Sejko, me apo pa miratimin në heshtje të qeverisë, u ka hapur rrugën zgjatimit në Shqipëri të tentakulave financiare të oligarkëve pranë Putinit.

Në vitin 2017, Banka e Shqipërisë ka licencuar kompaninë Kredo Financë, e njohur si Kredo.al, për të ushtruar aktivitetin aktivitetin financiar të mikrokredisë.

Oligarkët e Putinit fusin në xhep financat shqiptare dhe BSH,

Kredo.al jep kredi të shpejta me interesa të ‘çmendura’ deri në 800 %, me norma dhe komisione të fshehura, marifete fhe skema zhvatje, duke futur mijëra shqiptarë kurthin mikrokredive. (Denoncimet kokrete publike janë të frikshme).

Kredo.al është tentakulë e oligarkëve rusë në Tiranë, konkretisht është një fije e Oleg Boyko, i sanksionuar nga SHBA si dhe nga Australia, Kanadaja dhe Ukraina si pjesë e rrethit të besuar të Putinit.

Pronari kryesor në letra i Kredo.al është letonezi 41-vjeçar Aigars Kesenfelds, i cili kontrollon kompaninë Eleving Consumer Finance Holding, e cila ka 95 % të aksioneve të Kredo Finance.

Investigime mediatike kanë zbukuar se Aigars Kesenfelds është maskë e oligarkut rus Oleg Boyko.

Sipas Qendrës për Gazetari Hulumtuese, ReBaltika, Aigars Kesenfelds është partner i oligarkut rus Bojko në kompaninë Forfinance (4finance) për kredi të shpejta, e cila ka përfaqësi në Maqedoni të Veriut dhe vepron në 11 vende të tjera.

4Financë e ndëshkuar edhe në Letoni për zhvatje dhe madhtrim, herë është kontrolluar nga Kesenfelds dhe herë nga Boyko.

Ndërkaq, Kredo Finance në Tiranë ka si administratore pikërisht kreun e Shoqatës së Mikrokredive, Arlinda Muja. Kjo e fundit rezulton edhe bashkëpronare me 3 % të aksioneve.

Kosova dëboi Kesenfelds, njeriun e Boyko

Banka Qendrore e Kosovës ndërmori veprime më të drejtpërdrejta dhe konkrete në mbrojtje të interesit publik dhe aleancës me SHBA-të. Në fund të vitit 2019, ajo hoqi licencën për kompaninë e huasë të Kesenfelds, Monego. Arsyeja ishin normat tepër të larta të interesit dhe kërcënimi për sigurinë kombëtare, i cili nuk u shpjegua publikisht në detaje.

Pra, Kosova ka bërë veprime konkrete, ndêrsa Shqipëria bën vetëm deklarata. Dhe Kosova nuk ka përzënë vetëm Monegon, por ka dëbuar nga vendi i saj edhe Iute Credit, e cila po bën kërdinë në Shqipëri, nën kujdesin e Bankës së Shqipërisë.

Kompania e Oleg Boyko lidhje me skandalin e publikimit të të dhënave të 600 mijë shqiptarëve

Katër persona janë dërguar në gjyq nga prokuroria e Tiranës, lidhur me skandalin e pagave ku u publikuan të gjitha rrogat së bashku me të dhënat private të shqiptarëve në fund të vitit 2021.

Mes tyre është Endri Ikonomi, i cili punonte si drejtor i përgjithshëm në kompaninë “Credit 2 ALL”.

Oligarkët e Putinit fusin në xhep financat shqiptare dhe BSH,


Pronari i Credit 2 ALL është pikërisht oligarku rus Oleg Boyko. Nëse Boyko është pronar i dyshuar dhe indirekt i Kredo Financë, ai është pronar dikret i Credit 2 ALL. Të jetë vallë rastësi?!

Kush është Oleg Boyko

Oleg Boyko, që sipas investigimeve mediatike kontrollon Kredo.al, konsiderohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës si një personazh i dyshimtë, me lidhje me krimin e organizuar dhe si i mbështetur nga pushteti i Vladimir Putin për influencimin e jashtëm të zgjedhjeve në SHBA dhe vende të tjera demokratike.

Biznesmeni rus është në të ashtuquajturën “Lista e Putinit” të Departamentit të Thesarit të SHBA-së, ku renditet i 17-ti në grupin e 96 oligarkëve që përbëjnë rrethin e ngushtë të presidentit rus, Vladimir Putin, raporton CNN.

Një raport i inteligjencës amerikane i paraqitur në Senat në vitin 2017 e quajti oligarkun rus, Bojko, “një person me lidhje shqetësuese me qeverinë ruse dhe shërbimet ruse të sigurisë dhe i përfshirë në krimin e organizuar”.

Dy vjet më parë, Oleg Boyko u fut në listën e sanksioneve të Australisë të Kanadasë dhe Ukrainës, për shkak të “mbështetjes financiare të qeverisë ruse që pushtoi Ukrainën”, sipas bazës ndërkombëtare të të dhënave OpenSanctions.

Megdet Rahimkulov, dora Putinit pas OTP Bank

Në fund të muajt maj 2023, rizgjedhja e Bledar Shellës në krye të Shoqatës Shqiptare të Bankave, kaloi si një lajm rutinë.

Bledar Shella është drejtori i përgjithshëm i Bankës OTP Albania, pas të cilës qëndron oligarku rus Megdet Rahimkulov, një nga njerëzit më të besuar të Vladimir Putin, me lidhje të hershme dhe të forta me KGB, i sanksionuar nga Perëndimi.

Megdet Rahimkulov është pjesë e listë së zezë së SHBA, si një personazh i rrethit të Vladimir Putin, që shtrin tentakulat dhe zbaton politikat e Putinit për të ndërhyrë dhe trazuar vendet pro Perëndimit dhe si një personazh që ka menaxhuat asetet e KGB-së etj.

Si e blenë rusët Bankën Popullore

OTP Albania është transformimi i Bankës Popullore, e cila në vitin 2010 ndryshoi emrin në Banka Societe Generale Albania. Aksionerë ishin një grup biznesmenësh shqiptarë.

Në mars të vitit 2019 u shfaq kompania OTP Bank Nyrt e grupit hungarez, duke blerë bankën Societe Generale Albania, e cila më pas ndryshoi emër në OTP Bank Albania.

OTP Bank Nyrt, pronarja e OTP-Albania zotërohet nga kompanitë Hungarian Oil and Gas Company Ltd (MOL); Kafijat Ltd; OPUS Securities SA dhe Gopama Gan Vie SA.

Oligarku rus Megdet Rahimkulov është pronari i kompanisë “Kafijat Ltd”, e cila është aksionerja e dytë e “OTP-Albania”.

Por, raportime mediatike rajonale, e lidhin Rahimkulovin edhe me kompaninë “MOL”, aksioneren kryesore të bankës “OTP-Albania”.

Portali informativ “linx.crji.org”, në një artikull të 30 Gushtit 2018, me titull “MOL dhe OTP, Kukullat Matrioshka Hungareze”, shkruan se “MOL Group”…është një tjetër kompani, në të cilën ndërthuren interesat ruse dhe të oligarkut Rahimkulov”.

Oligarkët rusë pas luteCredit që zhvat shqiptarët

Autoriteti i Konkurrencës ka hapur një hetim për disa institucione financiare jo-bankare si lute Credit Albania, Fondin Besa të Ilir Metës, Mogo etj., për zhvatje të shqiptarëve përmes fiksimit të normave të larta të intetesit të kredive.

Këto piramida financiare tërheqin njerëzit duke ofruar kredi brenda disa minutash, duke i ‘rrjepur’ më pas nga paratë, me komisione dhe norma intetesi të çmendura.

Simboli është lute Credit Albania, e cila jep kredi me norma interesi nga 500 deri në 1 mijë %.

Ky institucion mashtrues financiar është hetuar në shumë vende për krime ekonomike, mashtrime dhe pastrim parash, ndërsa investigime mediatike e kanë lidhur me miliarderin rus Oleg Boyko.

Edhe pse e përfshirë në mashtrime në Shqipëri dhe pastrim parash të oligarkëve rusë, Banka e Shqipërisë nuk ka ndërmarrë asnjë masë për ta mbyllur luteCredit.

Pronarët në letra dhe hije të Iute

luteCredit në Shqipëri është degë e AS luteCredit Europe, e skeduar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për pastrimin e parave të oligarkëve rusë, pjesë e regjimit të Putinit.

Pronarët në letra të luteCredit Europe janë letonezët Tarmo Sild dhe Allar Niinepuu.

Akan Ajdini, kunati i gazetarit Blendi Fevziu, është administrator i luteCredit në Shqipëri.

Si në Kosovë, Maqedoninë e Veriut ashtu edhe në Shqipëri, grupi letonez që komandohet nga oligarkët rusë, kanë rekrutuar personazhe vendase.

Të gjitha lidhjet të çojnë në Letoni.

Biznesi i “mikrokredive” është shpikur pikërisht në Letoni, duke futur shumë shpejt me mijëra njerëz në një kurth borxhi në disa vende të botës, por sidomos në Ballkan dhe Afrikë, ku shtetet mund të kapen lehtësisht.

Në vitin 2013, pronarët e mikrokredive zgjodhën pikërisht miliarderin rus Oleg Boiko në krye të kartelit.

Oligarku i listës së zezë dyshohet se qëndron pas letonezëve, pronarë në letra të Iute dhe Kredo.Një hulumtim i publikuar nga Insajderi zbulohei se si prapa “IuteCredit” dhe “Monego” qëndronte edhe kompania “Mintos”, me pronar Martins Valters, i cili është i lidhur me shërbimin rus.

Një tjetër lidhje që i jep kuptim kartelit

Estonenzët e “Iutecredit Albania” kanë pasur në pronësi 100% kompaninë “Final” shpk me nipt K81311012P, një tjetër shoqëri mikrokrediti.

Ata ia shitën aksionet e tyre 1 miliard lekë një shqiptari nga Tirana me bekgraund negativ përballë institucioneve shqiptare. Arben Meskuti, pronari i ri i mikrokredi “Final” shpk, individ me problem me drejtësinë, pasi është ndaluar nga Ministria e Drejtësisë të ushtrojë profesionin e avokatit dhe përmbaruesit, po drejton të njëjtën skemë financiare me norma interesi kredie jashtë çdo standarti, njësoj si Shpend Maxhera në Kosovë dhe Akan Ajdini në Shqipëri. Meskuti është pjesë e kartelit mafioz më famëkeq i mikrokredive në Shqipëri.

Karteli i mikrokredive mban emrat famëkeqë të Olsi Ibro, Elda Ibro dhe Arben Meskuti.Të tre kanë vite që punojnë makinerinë e tyre “piramidale” MCA-ADCA-FINAL duke mashtruar e vjedhur shqiptarët, sidomos nga periudha e pandemisë, kur nëpërmjet shantazhit me banka, arritën të vjedhin miliona euro. Skema e institucioneve financiare të mikrokredisë që përfitojnë nga jeta e vështirë e njerëzve në nevojë, përthithet nga “Tranzit” shpk, institucion me pronarë në ishujt Kajman dhe “tutor” shqiptar Andi Ballta, i cili ka blerë dy banka me vlerë mbi 140 milionë euro me ‘punë’ kamarier në SHBA.

Kosova mbylli luteCredit me kërkesë të SHBA-ve dhe fitoi çështjen në Arbitrazh

Kosova e ka mbyllur luteCredit me kërkesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, jo vetëm për pastrim parash dhe lidhje me oligarkët rusë, por edhe për norma interesi të larta dhe cënim të sigurisë kombëtare.

Në vitin 2019, Banka Qendrore e Kosovës mbylli luteCredit, e cila e çoi çështjen në Arbitrazh.

Tre vite më pas (2022) Republika e Kosovës fitoi rastin ndaj “IuteCredit” në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *