Si përfundoi kauza Çame në tulla, beton dhe HEC-e; kush i financon kullat e Arjan Çukajt dhe a është blerë heshtja e Shpëtimit të doganave

Spread the love

Kush janë zyrtarët publikë që kanë marrë apartamente në kullat e Arjan Çukajt dhe cili është roli i tyre në dhënien e lejeve të ndërtimit?

Ish doganieri Shpëtim Idrizi, luftëtari i madh i kauzës Çame, është në dilemë nëse do t’i bashkohet apo jo Federatës Opozitare me në krye Sali Non- gratën, një Federatë që ka kthyer në kauzë terroristin Fredi Belerin dhe planet e qarqeve të errëta greke për të kontrolluar Himarën, me protagonist kryetarin e partisë greke Vangjel Dulen, për të cilin Çështja Çame nuk ekziston.

Në të kaluarën, Shpëtim Idrizi ka dhënë prova ‘sakrifice’ dhe ‘morali’ për Çështjen Çame, e cila përfundoi në pazare dhe kapjen e disa drejtorive nga pushteti i Rilindjes, mes të cilave Fondin e Sigurimeve (FSDKSH), Arkivat, AKU dhe ndonjë nëndegë për të gërryer lumenjtë e për të çuar përpara Çështjen Çame.

Në vitin 2021, ish doganieri Shpëtim Idrizi  bëri një kapërcim të madh, duke u bashkuar me Vangjel Dulen e qarqeve anti- shqiptare greke, nën çadrën e Partisë Demokratike, madje në një listë të përbashkët, me qëllim për të rrëzuar nga pushteti Bablokun me të cilin u prish në pazare.

Teksa Idrizi sot është në dilemë, një tjetër bashkëluftëtar i tij për Çështjen Çame, Arjan Çukaj, duket se është ‘më i qartë’ në luftën e tij për këtë kauzë!

Si përfundoi kauza Çame në tulla, beton dhe HEC-e; kush i

Arjan Çukaj me Shpërtim Idrizin në fushatë /

Dikur në ballë të ‘luftës’ për kauzën Çame bashkë me Shpëtimin e doganave, Arjan Çukaj është kthyer sot në një nga aligatorët e tullave dhe betonit në Tiranë, falë lidhjeve klienteliste me kupolën e kësaj bashkie dhe fluksit të parave të dyshimta që investohen në ndërtim.

Si përfundoi kauza Çame në tulla, beton dhe HEC-e; kush i

Kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe Arjan Çukaj /

Arjan Çukaj është pronar i mbi 10 kompanive, me të cilat ka marrë para publike, hidrocentrale (Tepelenë, Bënçë, Rapun 1, Rapun 2), leje për ndërtim kullash në Tiranë, leje për Universitetin Metropolitan etj.

Arjan Çukaj ishte anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku në të njëjtën kohë merrte leje ndërtimi për kulla në Tiranë, në konflikt të dukshëm dhe faktik interesi.

Biznesmeni me të shkuar të dyshimtë sot qëndron pas disa kullave që po ngrihen dhe kanë përfunduar te Stadiumi Dinamo, ish Bllok dhe zona të tjera të Tiranës, në disa raste në shkelje të lejeve të ndërtimit dhe me leje ndërtimi të paligjshme.

Kush i financon kullat e ‘luftëtarit’ të Kauzës Çame në Tiranë?

Kush janë zyrtarët publikë që kanë marrë apartamente në kullat e Arjan Çukajt dhe cili është roli i tyre në dhënien e lejeve të ndërtimit?

Si i mori lejet për 4 hidrocentrale?

Cili është raporti i Shpëtimit të doganave dhe përfitimeve të Arjan Çukajt?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *