Skandali me Hektor Sinanajn/ Babai ikën nga dera si gjyqtar i korruptuar, i biri futet nga dritarja për t’u bërë prokuror!

Spread the love

Shumë gjyqtarë dhe prokurorë që u shkarkuan si të korruptuar nga Vetingu apo që ia mbathën nga drejtësia sapo u ngushtua laku i Vetingut, kanë përgatitur terrenin, duke katapultuar fëmijët e tyre në Shkollën e Magjistraturës, për t’i bërë gjyqtarë dhe prokurorë.

Ashtu si shumë profesione të nderuara si mjek, inxhinier, mësues, këpucar, rrobaqepës, peshkatar etj, edhe korrupsioni dhe hajdutëria ka nisur të trashëgohet në Shqipëri.

Shumë gjyqtarë dhe prokurorë që u shkarkuan si të korruptuar nga Vetingu apo që ia mbathën nga drejtësia sapo u ngushtua laku i Vetingut, kanë përgatitur terrenin, duke katapultuar fëmijët e tyre në Shkollën e Magjistraturës, për t’i bërë gjyqtarë dhe prokurorë.

Edhe pse prindërit e tyre janë damkosur për pasuri të paligjshme dhe pastrim parash, KLGJ dhe KLP kanë kualifikuar fëmijët për t’u regjistruar në Shkollën e Magjistraturës, duke u vlerësuar si të ligjshme pasuritë.

Një nga rastet është edhe ai i gjyqtarit të Vlorës, Hektor Sinanaj, i cili u shfaq disa ditë më parë me zë dhe figurë duke bërë pazare dhe shitur gjyqet, ndërsa u zbuluan edhe disa pasuri të tij të fshehura, produkt i korrupsionit me gjyqet.

Skandali me Hektor Sinanajn/ Babai ikën nga dera si gjyqtar i korruptuar, i

Pas skandalit, Hektor Sinanaj dha dorëheqjen nga drejtësia, duke manipuluar edhe datën.

Por teksa Hektori ia mbathi me shpresën se do të gëzojë pasuritë e paligjshme dhe paratë e pazareve me gjyqet, djali i tij Skerdi Sinanaj është bërë gati për t’u bërë prokuror.

Skandali me Hektor Sinanajn/ Babai ikën nga dera si gjyqtar i korruptuar, i

Pasi Hektori i madh i korrupsionit ka lëshuar çekiçin e drejtësisë, Hektori i vogël do të veshë pelerinën e zezë.

Skerdi Sinanaj e ka tashmë rrugën e shtruar. Ai mjafton të paraqitet në Prokurori dhe të kapë sa më shumë çështje me lekë. Pazaret dhe vendimet do t’i marrë Hektori, si ujk i vjetër, në mejhanet e Vlorës, siç ka bërë prej vitesh.

Nuk dihet ende nëse SPAK ka nisur hetimet kryesisht pasi emisioni Stop e kapi Hektorin duke bërë pazare me gjyqe, duke marrë para si ata kambistët tek Dollari dhe kthyer gjykatën e Vlorës në dyqan familjar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *