Nuk do t’i përfshijë në listat për deputetë, Basha akuza për Rithemelimin: Pupacë të Ramës

Spread the love

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka akuzuar depuetetët mbështetës të Sali Berishës lidhur me Amnistinë Penale që e quajti një atentat ndaj reformës në drejtësi. Ai i quajti ata “pupac” të Ramës që heshtën për amnistinë.

“Akti më i rëndë i kësaj qeverie, atentat reformës në drejtësi, është faktorë të zhveshur nga përgjegjësi opozitare për të siguruar mbijetesën e një kaste politike zgjedh interesat e veta, përpara interesave të shqiptarëve, sot është dita që çdo deputet që ka ngritur kartonin, qoftë edhe në pretendime false, të distancohet nga ky akt, heshtja e tyre i komprometon rënde si pupac të Ramës”, u shpreh Basha.

Nga ana tjetër, Basha la të nënkuptohej se nuk do të përfshijë në listat për deputet, pikërisht ato emra nga opozita që kanë ngritur kartonin për këtë ligj e që vijojnë të heshtin.

“E rëndë për ata deputet që ndodhet aty me mandatin opozitar, në prag të shpalosjes së ofertës së saj elektorale do të marrë parasysh edhe qëndrimet e çdo deputeti në raport me aminstinë penale”, shtoi Basha në një deklaratë për mediat nga selia e Partisë Demokratike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *